• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rikthehen kontrollet për kuponin tatimor

by A R
01/07/2017 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tatimet kanë sinjalizuar se do të forcojnë kontrollet për përdorimin e kuponit tatimor. Ato kanë ftuar konsumatorët që të kërkojnë kudo, ku bëjnë blerje, kuponin tatimor, si dhe të denoncojnë çdo rast kur kuponin nuk jepet.

“Ne ju inkurajojme të denonconi çdo rast. Bëhuni pjesë e luftës kundër informalitetit. Mund të denonconi edhe duke na dërguar një mesazh në faqe me foto ose video dhe ne do te ndjekim çdo rast”, thonë zyrtarisht tatimet, duke kujtuar që paratë që mblidhen nga taksat do të shkojnë për më shumë shërbime publike, shkolla, spitale, infrastrukturë, rend.

Më herët tatimet kishin njoftuar se me fillimin e sezonit turistik kishin hartuar strategjinë dhe planin e masave për sezonin turistik 2017. Në këtë sezon qasja ndaj biznesit do jetë e mbështetur në modelin e analizës së riskut, konkretisht vizita fiskale, kontrolle nga zyra dhe ndërhyrje në territor aty ku do të konstatohen parregullsi.

Vitin e fundit strategjia e tatimeve në luftën kundër informalitetit ka ndryshuar dukshëm. Nga agresiviteti i gjysmës së dytë të vitit 2015 dhe pjesës së parë të 2016-s, që krijojë një klimë negative dhe frenuese te bizneset, tatimet kaluan në një përqasje më bashkëpunuese, duke përdorur edhe metodën e analizës së riskut, duke krijuar një klimë më positive me sipërmarrësit.

Kjo klimë, së bashku me përdorimin e metodës së analizës së riskut, ka dhënë dhe rezultate më pozitive në buxhet. Në pesë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat tatimore janë rritur me gati 9% në raport me të njëjtën periudhë të 2016-s, për të arritur në 163 miliardë lekë, duke shënuar një nga performancat më mira të viteve të fundit.(Monitor)

Next Post
PDIU dënon dhunën e ushtruar nga PD në fushatën elektorale në Dibër

Mandati i Idrizit, PDIU: KQZ të mos sillet si trupë partiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In