• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën. Kontratat, hetimi i ri amerikan

by Ardit Rada
22/01/2021 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Basha ka paguar 140 mijë USD për një firmë të provuar si e paguar nga parajsa fiskale. Sonoran Policy Group, firma me të cilën Basha ka lidhur 3 kontrata lobimi, është aktualisht nën hetim nga Prokurori Federal në SHBA për lidhjet e saj kriminale në Venezuelë dhe Algjeri. Dyshime se kontratat me Sonoran PG parashikojnë “asistencë” në nxirrjen e imazhit të Shqipërisë në lidhje me drogën.

Marrë nga Lexo.al

Pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, kontrata të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtesise provuan se Partia Demokratike e Shqipërisë kishte paguar përmes parajsave fiskale, nga llogari të kontrolluara nga shtetas rusë, një firmë lobimi amerikane për të asistuar në fushatën e saj.

Skandali asokohe u publikua fillimisht nga revista investigative amerikane “Mother Jones”. https://www.motherjones.com/politics/2019/06/the-head-of-albanias-conservative-party-faces-criminal-charges-and-an-ex-trump-aide-is-involved/ Mbi provat e publikuara nga revista në fjalë, Prokuroria Shqiptare nisi një hetim për krime financiare pasi pagesa prej 650 mijë USD e raportuar në kontratat zyrtare nuk ishte pasqyruar në deklaratën e depozituar nga PD-ja në KQZ.Përfundimisht, drejtësia shqiptare pushoi hetimin, duke e nxjerrë Bashën të pafajshëm në këtë aferë, mbi bazën e të cilës disa ish-këshilltarë të Trump u dënuan penalisht, duke përfunduar disa prej tyre në burg.

“Sonoran Policy Group” ishte një prej firmave që asokohe kishte përfituar nga shuma e paguar prej shtetasve rusë për dobi të PD. Lidhja e tyre me Bashën dhe interesi i tyre në përballimin e këtyre shpenzimeve për llogari të PD nuk mundi të zbulohej plotësisht. Megjithatë, marrëdhënia e PD me “Sonoran” duket se nuk është ndërprerë. Bazuar në ligjin amerikan, kompanitë lobuese duhet të depozitojnë çdo vit kontratat e tyre në Departamentin e Drejtësisë dhe nga një kërkim i realizuar në FARA (Foreign Agents Registration Act), faqja në të cilën publikohen këto kontrata, gjendjen tre kontrata të lidhura në 2018, 2019 dhe 2020 nga PD me këtë kompani, për një total prej 140 mijë dollarësh. Për të kuptuar nëse këto para do të deklarohen si shpenzim fushate nga ana e PD, për këtë duhet pritur deklarata e ardhshme që demokratët do të duhet të depozitojnë në KQZ përpara zgjedhjeve të 2021-shit. Aktualisht, është mbetet e paqartë nëse kjo shumë është paguar direkt nga të ardhurat e PD apo nga mirëbërës të tjerë.

Ajo që është e qartë, është që “Sonoran” është një kompani me shumë probleme, e përfolur dhe e hetuar disa herë nga agjensitë federale në SHBA për shkak të lidhjeve të saj kriminale. Së fundmi, kompania në fjalë ka lidhur një kontratë shumë problematike, me një vlerë të përgjithshme prej 3.05 milionë USD, nga të cilat 2 milion USD fitim direkt, me Reinaldo Munez Pedrosa. Pedrosa është aktualisht Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, një shtet nën regjimin diktatorial të Nicolas Maduros, i vendosur nën sanksone të rënda nga ana e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian dhe i konsideruar si lider jolegjitim i Venezuelës për shkak të vjedhjes së përhapur e të provuar të zgjedhjeve të fundit presidenciale. Në deklaratën e depozituar në FARA, Pedrosa, i cili përpos të qënit prokuror është edhe një biznesmen i rëndësishëm, pranon qartësisht se kompania që paguan shërbimet për “Sonoran” kontrollohet nga shteti dhe paguan për të bërë shërbime për Karakasin zyrtar.

Kontrata, e cila mund të gjendet në linkun – https://efile.fara.gov/docs/6787-Exhibit-AB-20200124-1.pdf parashikon asistencë për të xhiruar grupin e sanksioneve në fuqi në mënyrë që të depërtojë në mënyrë ilegale në tregun amerikan.

Senatori republikan i Floridës, Rick Scott, i shtyrë nga këto relevacione kërkoi një hetim mbi aktivitetet e Pedrosës në Amerikë në mars të 2020-s. https://www.floridadaily.com/rick-scott-feds-should-investigate-lobbying-firm-working-for-maduro-regime/

Interesant është fakti që shuma në kontratën midis “Sonoran” dhe Venezuelës nuk është përballuar nga kompania venezueliane, por nga dy persona anonimë.

I pari, një person me emrin Fang Ming, me shumë mundësi pseudonim, është një njeri që figuron në skandalin e “Panama Papers”, për lidhjet e tij me parajsat fiskale përmes 4 entiteve të drejtuara prej tij. https://offshoreleaks.icij.org/nodes/43399

E dyta, është një kompani kineze, Changfa Trade Ltd, e cila figuron e regjistruar në regjistrin tregtar të Hong Kongut. Megjithatë, asnjë pronar i firmës nuk është i njohur dhe duket se firma është krijuar posaçërisht në vitin 2018 për të paguar 3 milionë dollarët. https://opencorporates.com/companies/hk/2758333

Deri në 2018, në periudhën 2010-18 kompania ka vepruar me një tjetër emër, JC Future Trade Ltd. Një faqe e mbetur (residue) në internet jep vetëm një kontakt të thjeshtë për të arritur në këtë kompani, e cila nuk është e arritshme as përmes kontaktit që liston numrin dhe emailin e një personi të quajtur Catherine Tse. https://www.jc-future.com/About_Us.html

Ky nuk është skandali i vetëm në të cilin “Sonoran” është përfshirë. Faqja e specializuar që ndjek të gjitha kontratat e lobimit në SHBA, “foreignlobby.com”, ofron edhe dy kontrata të tjera veçanërisht të dyshimta të fituara.

E para, lobimi për llogari të biznesmenit algjerian, Ali Haddadi, i cili pagoi 10 milionë USD për lobim, edhe pse është aktualisht në burg i dënuar me 18 vite heqje lirie për korrupsion. https://www.foreignlobby.com/2020/07/29/jailed-algerian-tycoon-hires-trump-connected-lobbyist-for-10-million/

E dyta, një kontratë prej 450 mijë dollarësh nga shteti i vogël amerikanoqëndror i El Salvadorit, Nayib Bukele, për të cilin përflitet se ka bërë një marrëveshje me bandat mafioze që operojnë sasi të mëdha narkotikësh dhe drejtojnë trafikun e qënieve njerëzore drejt SHBA-ve. Burimi BBC – https://www.bbc.com/neës/ëorld-latin-america-54192736 dhe https://www.foreignlobby.com/2020/10/27/el-salvador-hires-former-clinton-aide-after-trumpëorld-hire-comes-under-fire/

Duke u rikthyer në kontratën e lidhur me Bashën ngrihet një tjetër shqetësim i ligjshëm. Kontrata me “Sonoran Group” parashikon asistencë për takimet e PD në Uashington dhe asistenca të tjera të paspecifikuara për nevojat e kësaj partie. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Megjithatë, “SG” paguhet gjithashtu për të asistuar në formulimin e strategjisë së PD në lidhje me narkotikët. Kjo nuk është një strategji që Basha po harton për mënyrën se si do të luftojë këtë fenomen në vend nëse do të fitojë zgjedhjet ose nëse është e tillë, ajo nuk është prezantuar asnjëherë gjatë 3 viteve të fundit. Dyshimet e bazuara mbi paragrafin ku lexohet qëllimi i kontratës janë se përmes “Sonoran Group”, Basha ka tentuar t’i japë një dimension ndërkombëtar akuzave të tij për drogën, duke tentuar të përbaltë Shqipërinë për përfitime politike. Kontratat e lidhura midis Bashës dhe “Sonoran” mund të gjenden në këto tre linqe zyrtare të Departamentit të Drejtësisë./LEXO.AL     

1. https://efile.fara.gov/docs/6399-Exhibit-AB-20200320-40.pdf
2. https://efile.fara.gov/docs/6399-Exhibit-AB-20190612-28.pdf
3. https://efile.fara.gov/docs/6399-Exhibit-AB-20180612-19.pdf

Next Post
Flet ambasadori Del Monaco: OSBE, partner kyç drejt zgjedhjeve të 25 prillit

Flet ambasadori Del Monaco: OSBE, partner kyç drejt zgjedhjeve të 25 prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

Danimarka forcon praninë ushtarake, Von der Leyen: Groenlanda i përket popullit të saj dhe është pjesë e NATO-s

January 14, 2026
Elisa e Çudirave

Lea e Kuqe

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

January 14, 2026
Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

January 14, 2026
VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

January 14, 2026
La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

January 14, 2026
Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

January 14, 2026
Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

January 14, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Kush ka financuar Rithemelimin? ”, Berisha: Nuk është fshehur asgjë. Lulzim Basha i dha Ecobar dhe Yuri Kim një…

January 14, 2026
Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In