• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rikthehen ‘hijet’ e 97-ës, ‘komisariati i Aldos’ dhe shëtitja me kokën e armikut, lufta e egër e bandave

by A R
12/10/2017 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e dy personave në qytetin e Lushnjes, të cilët njihen si persona të afërt me Aldo Baren ka rikthyer edhe njëherë hijet e përplasjeve mes bandave të ’97-ës. Dy viktimat, vetëm 10 minuta para se të ekzekutoheshin kishin qenë me nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti, sipas informacioneve që janë siguruar nga grupi hetimor shkruan JavaNews.

Njërit prej tyre i ishte bërë atentat edhe pak kohë më parë. Atentati në Lushnje po hetohet në dy pista, prishje e pazareve të drgës por nuk përjashtohen as përplasjet e vjetra mes bandave edhe ato thuajse nuk ekzistojnë.
Por, lidhja e viktimave me Aldo Baren rikthejnë edhe njëherë në fokus historinë e gjatë të përplasjeve të egra mes bandës së tij dhe asaj të Artur Dajës. Ky i fundit, u ekzekutua në mënyrë makabre pas shumë e shumë përplasjeve dhe viktimave nga të dyja grupimet.

Referuar dëshmisë së hedhur në libër nga polici Bujar Hoxha, Dajës i’u pre koka ndërsa trupi u gjet i dëmtuar me eksploziv shkruan JavaNews. Me kokën e tij anëtarët e bandës së Aldo Bares shëtitën në Lushnje dhe e përdornin si top futbolli.

Terrori në Lushnje, relacioni për bandat pa emër, policia dorëzohet

Më poshtë, polici Bujar Hoxha rrëfen në librin e tij gjendjen në Lushnjen e saj kohe. Ai zbulon një relacion për kokat e bandave, relacion i cili adresohej në instancat më të larta. Binte në sy fakti se relacioni nuk mbante firmën dhe emrin e askujt, pasi policët i trembeshin bandave:

“Në qytetin e Lushnjes gjëndja e kriminalitetit paraqitet tepër e rënduar. Që në mua jin mars 1997 dhe deri tani krimi jo vetëm nuk ka pushuar, por ka marrë përmasa të mëdha dhe është bërë i organizuar. Banorët e këtij qyteti janë teje të terrorizuar nga skenat makabre që kanë parë dhe dëgjojnë, policia është inferiore ndaj krimit dhe nuk ka inisiativën për ta mposhtur atë. Qytetari lushnjar në asnjë moment nuk ndihet i sigurtë dhe nuk ka besim tek policia. Autoritet të plotë tani kanë organizatat kriminale. Sfida që ata i bëjnë shtetit është e hapur, kryejnë vrasje të hapura, bëjnë demonstrime armësh dhe mjetesh,djegin banesa, hedhin eksploziv në to, gjuajnë me antitank automjetet, presin koka njerëzish dhe ato i ekspozojnë në qytet, u bëjnë presion njerëzve të drejtësisë dhe policisë. Duke kryer këto veprime, të gjitha organet e drejtësisë i janë nënshtruar krimit. Asnjë material në ngarkim të tyre nuk guxon të shkruhet, asnjë person, institucion apo organizëm nuk merret me ta. Pra, gjithçka ata e kanë nënshtruar dhe janë bërë sundues. Punonjësit e policisë janë tepër të terrorizuar dhe nuk guxojnë të flasin dhe me njerëzit më të afërt. Gjithë ky terror dhe krim e ka zanafillën në konfliktin që ka ndodhur ndërmjet dy grupeve rivale: Fredi Idajet Shkurti dhe Artur Ahmet Daja. 
 Me këtë relacion alarmant, nje punonjës policie (ndoshta dhe shef) i drejtohet aparatit qëndror, dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Frika e tij shkon deri aty sa nuk identifikohet dhe relacioni eshte i pa protokolluar nga Komisariati i policisë Lushnje”, shruhet në libër.

“Komisariati 2” i Aldo Bares, bëmat e bandës

Fredi Idajet Shkurti, i njohur dhe me emrin e ndryshuar Aldo Sotir Bare është banor i qytetit të Lushnje. Banesa e tij ndodhet ngjitur me Komisariatin e policisë Lushnje. Deri në vitin 1992 ka qenë polic në repartin e ndërhyrjes së shpejtë në Durrës. Në vitin 1993 është larguar për në Greqi, për shkak se ka qenë i dyshuar në vrasjen e një shtetasi në këtë qytet, por që nuk u arrit të provohej ligjërisht. Më pas kalon në Itali, deri në vitin 1997, kohë në të cilën kthehet në Lushnje. Momenti i trazirave dhe konflikti me kundërshtarin e tij, Artur Daja, e bën të organizohet dhe banesa e tij me ambientet përreth marrin emrin “Komisariati Nr. 2”. 
 “Ky njeri është i organizuar dhe ka pushtet te gjithanshëm…Me krimet që ka kryer, ka krijuar mitin e të pamposhturit…” thuhej në relacionin anonim. Arrestimi i tij ishte një prej dhjetëra arrestimeve për krimet e kryera, rast aspak i ekzagjeruar, që kryhen normalisht nga policia që për raste të tilla dhe marrin lavderime. Duhet theksuar se arrestimi i tij do të bëhej një ngjarje me vlera të pallogaritshme. Ai ishte kreu i bandës, i dinte të gjitha ngjarjet, të vraret, varret e tyre etj. Ky njeri do të shfaqej herë pas here edhe në media. 
 Deklarimet e tij me përçatjet e një gangsteri maniak krijonin mërzi. Nga ana tjetër, policia arriti të grumbullojë një mal me informacione lidhur me lëvizjet e tij jashtë teritorit shqiptar. Artur Ahmet Daja, i regjistruar në gjendjen civile me emrat Altin e Petro është banorë i qytetit Lushnje, i regjistruar nga policia: person me preçedent kriminal. Në vitin 1994 ka patur konflikt me MP nga fshati Karbunarë e Madhe dhe në pritën e organizuar nga Arturi, vriten tre djem të rinj. Shpallet në kërkim nga policia, ndërkohë ai kalon kufirin dhe qëndron në Itali dhe kthehet në periudhën e trazirave të marsit ’97. Edhe ky ishte një rrugac, një kriminel që kishte vrarë njerëz e thyer koka. Ai përfaqësonte prototipin e një gangsteri të vogël që kërkonte të bënte emër në qytetin e Lushnjes. Do të ishte bërë një bandit profesionist, nëse nuk do të përballej me një kundërshtar si Aldo Bare. 
 Informacionet e policisë flasin se konflikti mes dy “kapove” kishte lindur herët, para ngjarjeve të “97 – ës. Dyshohet për pazare të prishura në çështjet e trafiqeve, për të cilën Aldo Bare i kërkonte borxhin Artur Dajës duke e kërkuar në të gjithë Italinë. Pikërisht, në ditët e para të qershorit të vitit 1997, Aldo Bare së bashku me vëllain e tij, dhe kusherinjtë e tij Ramadanin, Bardhi dhe Enver Rabinë do të sulmonin nga vetura Artur Dajën dhe lidhjet e tij, të cilët po drekonin në një lokal të lagjes “Kadri Qystri”. Nga shkëmbimi i zjarrit, mbetet i plagosur A.Daja dhe vritet shoku i tij Genci Kashari. Në drejtim të veturës, ka lëshuar breshëri automatiku Arturi, duke vrarë Ramadan Shkurtin dhe plagosur rëndë Bardhi Rabinë. Aldo largohet me shpejtësi në këmbë duke marrë në shpinë Enverin e plagosur në faqe dhe shpatull, ndërkohe që kundërshtari e ndiqte me kallashnikov në dorë. Arturi kthehet tek vetura e përplasur tek një makinë tip “Saurel” i merr nga dora pistoletën Bardhit dhe e qëllon në kokë. Njëkohësisht qëllon mbi Ramadanin që ndodhej i shtrirë në sediljen pas shoferit Kjo ngjarje e rëndë do të shërbente si sinjal për beteja të tjera dhe që do të mbante nën terror një qytet të tërë deri në vitin 2005, pikerisht nga grupi kriminal që do të njihej si “Banda e Lushnjes”. 
 Duke parë rrezikshmërinë e kundërshtarit, Aldo Bare do të planifikonte në detaj planin dhe menjëherë do të niste veprimet hakmarrëse ndaj grupit të Artur Dajës. Goditja e parë do të jepej ndaj Xhevat Demirit, i njohur me nofkën “kosovari”. Ditën e ekzekutimit, i ndjekur gjatë gjithë ditës, do t’i zihej pritë në hyrje të qytetit Lushnje, tek kthesa e lokalit “Blerim” dhe në prani të gruas dhe dy fëmijëve do të qëllohej me breshëri automatiku. Në ikje e sipër, njëri nga autorët e këtij krimi, me pistoletë në dorë e qëllon në kokë. Ngjarja do t’i shkaktonte trauma pjestarëve të familjes, veçanërisht, djalit trevjeçar që vazhdon të vuajë pasojat epileptike të sëmundjes. 
 Ngjarjet do të pasonin njëra-tjetrën. Bilançi do të numëronte rreth njëzetepesë të vrarë apo zhdukur, disa tentativa vrasjeje, dhjetra raste rrëmbimesh dhe torturash brenda dhe jashtë “Komisariatit Nr.2”, si dhe vendosje me shumicë të lëndëve shpërthyese ndaj banesave apo objekteve ekonomike të lidhjeve të Artur Dajës. Nga ana tjetër, A.Daja do të qëndronte i fshehur dhe do të sulmonte grupin rival duke vrarë gjashtë pjestarë të “Bandës së Lushnjes” si dhe vendosje lëndë shpërthyese në disa shtëpia të kundërshtarëve të tyre. Artur Daja e kishte kuptuar rrezikun dhe pas vrasjes së shokut të tij, “kosovarit” organizoi planin për goditjen e grupit kundërshtar duke menduar se do t’i lante një herë e mirë hesapet me Aldo Barën. Për të nderuar shokun e vet të vrarë, Tur Daja do të betohej se do t’i merrte hakun, por jo në këtë mënyrë, që do të thoshte se po përgatitej të zgjeronte skenën e hakmarrjes. Atë verë, Artur Daja kërkonte të gjente një mënyrë që t’i bënte kundërshtarët të harronin se me kë kishin të bënin. Mënyra se si do vrisnin Aldon me grupin, do t’ja lente njerit prej pjestarëve që mbahej si mjeshtër i armës. 
 Arturi dhe të tjerët do e paguanin shumë shtrenjtë gabimin e shënjestrës së kundratankut. Pasi siguroi informacionin e duhur, me 22.08.1998, bashkë me pjestarët e grupit të tij, në vendin e quajtur kthesa e Shënpremtes të fshatit Sulzotaj, do të qëllojnë me antitank ndaj makinës ku udhëtonin Aldo me njerëzit e tij më të besuar. Pasojat ndaj këtij sulmi ishin të papërfillshme, vetëm dy të plagosur. Fati e deshi që këta persona të udhëtonin me mjetin e blindur, tip furgon, ngjyrë të bardhë, që në ditët në vazhdim do shoqëronte gati të gjitha krimet e kryera ndaj lidhjeve të Artur Dajës. Duke ndjerë rrezikun, Aldo Bare krahas kobures, do të hidhte në veprim planin e ideuar me shumë mund dhe kujdes. Arriti të rekrutojë një person të besuar të Artur Dajës duke e joshur, por dhe falur për “mëkatet”. Kështu ndodhi. Artur Daja do të vritej në rrethana misterioze, ndërsa koka do t’i pritej dhe çohej me tepsi shefit të tyre. Më pas koka e tij do të shëtitej në çdo qoshe të qytetit Lushnje duke i dhënë fund rivalitetit banditesk. Skena makabër do të trondiste banorët e këtij qyteti dhe përfundimisht do të instalonin atë që krimi gjithmonë dëshiron: heshtjen. Një deshmitar do të tregonte shumë kohë më pas “Une u ktheva dhe dola jashtë. Disa djem të qytetit po mbanin në dorë një kokë njeriu. Une kalova matanë rrugës dhe ndalova përballë shatërvanit të qytetit dhe po shikoja se cfarë po bëhej. Pashë që keta djem e hodhën kokën në bulevard dhe filluan të luanin me këmbë me njeri tjetrin, tamam siç luajnë fëmijët futboll me porta të vogla. Të gjithë njerëzit e shokuar nga ngjarja u larguan të tmerruar”. 
 Në 21.10.1998, në vendin e quajtur “Tre Urat e Terbufit” gjendet kufoma e Artur Dajës, pa kokë dhe e coptuar me eksploziv. Duke vepruar në këtë mënyrë, këta kriminelë forconin reputacionin mafioz sepse për ta “Mafia e ka për zemër të bëjë të qartë se nuk lëshon kurrë pe, dhe se i përndjek kundërshtarët viktima edhe atëhere kur janë në varr”. “Banda e Lushnjes” nuk do të ndalej. Krahas ekzekutimeve të kundërshtarëve të mbetur, do të drejtonin sulmet kriminale edhe ndaj personave publikë. Veçanërisht, viti 2000 do të evidentonte nga policia nje serial krimesh të rënda. Vritet pranë shtëpisë inspektori i krimeve Klenti Bano; tentohet për të vrarë në pritë, në hyrje të qytetit shefin e Komisariatit; vendoset lëndë deksplozive në banesën e agjentit të krimeve AB si dhe vritet vjehërri i tij etj. Pas dështimit të atentatit ndaj shefit të Komisariatit, ndaj të cilit u lëshuan me qindra predha kallashnikovi, ndërmarrin aksionin terrorist, duke vendosur në hyrje të stadiumit të futbollit një sasi të konsiderueshme eksplozivi me telekomandë, përballë vendit ku shefi i komisariatit parkonte makinën e tij të policisë. Montimi i minës me sahat do të konstatohej rastësisht nga roja i stadiumit. Atë ditë ishte parashikuar të zhvillohej një ndeshje futbolli. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në mungesë të ekspertëve të tillë, kërkuan ndihmën e një shtetasi i cili kishte qenë xhenjer në strukturat e ushtrisë. Do të ishte ky person, që kishte montuar minën, i detyruar nga pjestarët e kësaj bande kriminale. I pyetur për këtë problem, RB do të shpjegonte si ishte thirrur ne “Komisariatin 2” kërkesën për të montuar një pushkë snajper dhe një minë me telekomandë. Për ndërtimin e minës, kishte kërkuar një dhënës e marrës të saktë, që ia sollën brenda dy javëve nga Italia. Njëri nga banditët i kërkoi që të bëheshin dy ngarkesa, njëra me telekomandë dhe tjetra manjetike. “Mbas një jave, vjen E.Cici. dhe vendosëm të bënim një provë. Mora një kapsolle elektrike, e instalova dhe vura një kavo plastike mbi kapsollen. U larguam rreth 50 metra, drejtuam antenën e dhënësit nga marrësi (ngarkesa), shtypëm butonin, aparatura funksionoi…Prova doli me sukses…”. 
 Të gjithë pjestarët e kësaj bande kriminale jetuan në një mjedis të lagur kriminal dhe krimet i justifikonin me preteksin për të mbrojtur qytetin nga krimi dhe kriminelët. Kushdo që i pengonte, përbuzej dhe vritej. Ata e quanin veten garantuesit e ligjit dhe të paprekshëm. “Ata donin para, ata donin pushtet dhe ishin të gatshëm të bënin gjithshka që ishte e mundur në mënyrë që të arrinin qëllimin e tyre”. Duke kapur anët e përbashkëta, rezultonte se “Gatishmëria e tyre për të goditur dhe fakti që njerëzit kishin dijeni për brutalitetin e tyre të egër, ishin celësa të pushtetit të tyre, lajmi se ata mund ti merrnin jetën dikujt pa pyetur fare, ironikisht u jepte atyre jetë. Kjo i dallonte nga të tjerët. Ata mund ta bënin atë. Ata e fusnin grykën e pistoletës në gojën e viktimës dhe e vështronin në sy teksa tërhiqnin këmbëzen dhe e zbraznin atë. 
 Nëse ata ishin kapërcyer, mohuar, ofenduar, penguar në ndonjë mënyrë, apo thjeshtë zemëruar pak, atëhere, shpagimi ishte kërkuar, dhe violenca ishte përgjigja e tyre. Ekspertët e policise kriminale që kanë punuar për zbulimin dhe goditjen e bandave kriminale në vendin tonë, tërheqin vëmendjen për “Bandën e Lushnjes” duke veçuar se “është një nga organizimet kriminale që i ka bërë karshillëk shtetit…”. Në mbështetje të këtij konkluzioni, citohen disa ngjarje, për të cilën ja vlen të shtjellohen dy prej tyre. Gjatë ndjekjes se kësaj bande kriminale, disa ditë para arrestimit të tyre të parë ( flitet për muajin tetor 1998), një specialist i krimeve i ngarkuar për të siguruar prova ligjore, ndalohet para Komisariatit të policisë dhe në prani të shokëve të tyre rrihet barbarisht nga i gjithë grupi kriminal. Askush nga kolegët e tij nuk merrte guximin të ndërhynte dhe ta mbronin nga ky poshtërim. Nuk mjaftohen me kaq. E tërheqin zvarrë dhe me një makinë të rastit e detyrojnë të udhëtojë për në qytetin e lindjes, për të mos u kthyer më kurrë në Lushnje. Goditjet kriminale ndaj oficerëve të policisë, u bënë ritual i zakonshëm per “Bandën e Lushnjes”. Vendimet hakmarrëse do të tentoheshin për t’u zbatuar edhe në vitin 2005, ndaj një specialisti të mirënjohur nga kriminelët, me banim në Tiranë. Për realizimin e planit të ekzekutimit, do të viheshin në lëvizje njerëzit më të besuar të bandës, të njohur dhe evidentuar nga policia.. Njëri prej tyre, ishte pikërisht Enver Rabia, personi i plagosur në ngjarjen e parë, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Bardhi Rabia si dhe vëllai i Aldo Bares, Ramadan Shkurti. E.Rabia pas ngjarjes, për të fshehur gjurmët e krimit dhe i porositur nga shefat e tij, do të linte qytetin e lindjes, Lushnje dhe do të sistemohej me gjëndje civile në një lagje të qytetit Fier. Mbas një viti do të ndryshonte vendbanim, do të legalizohej në qytetin e Rubikut dhe njëherësh do të martohej me një vajzë të këtij qyteti. Më pas do merrte emrin e ndryshuar zyrtar Luan Xhukollari dhe bashkë me familjen e krijuar do të vendosej në Greqi. Do kalonte disa vite ilegalisht dhe në muajin shkurt 2005, i thirrur nga “shefat”, vjen në Tiranë dhe takohet me disa persona të identifikuar nga policia si lidhje të grupit kriminal “Banda e Lushnjes”. Nëpërmjet killerit të njohur me pseudonimin ” çibiku ” merr eksplozivin e përgatitur dhe në orët e para të mëngjezit, në lagjen “Don Bosko”, në shesh pushimin e apartamentit ku mendohej se banonte oficeri i policisë, në dorë i plas sasia e eksplozivit duke e lënë të vdekur në vend. 
 Nuk do zgjatemi më tepër për ngjarjen. E citojmë për të treguar specifikën e kësaj bande, e cila edhe mbas shtatë vjetësh kërkonte të hakmerrej ndaj oficerëve të policisë që sipas tyre kishin ndikuar për arrestimin nga organet e drejtësisë. Nga ana tjetër, të kuptojmë organizimin perfekt për realizimin e aktit kriminal të dështuar “rastësisht”. Alibia e ndërtuar tregonte përsosmëri në planifikim. Do të thotë se edhe po të zbulohej si ngjarje, autori do të nxirrte alibinë e përgatitur dhe do te ishte gati e pamundur të akuzohej për një krim të tillë. Dështimi i planit ndaj oficerit të policisë nuk do të ndalej. Këtë radhë, për realizimin e tij, do të ngarkoheshin njerëz të tjerë. Pikërisht, në muajin gusht 2005 autorët e paguar do të vendosnin eksploziv me telekomandë poshtë makinës së tij, por që nuk arriti të shpërthejë. Fati e deshi që eksplozivi të zbulohej rastësisht në një pikë servisi. Elektroauti, duke e ngritur makinën në krik, do të prekte një aparat celulari, por nuk kishte menduar se do të rezultonte armë vrastare. Veprimtaria kriminale e kësaj bande kriminale do të vazhdonte me dy vrasje të tjera, më e bujshmja ajo e datës 04.07.2005, pikërisht ditën e përfundimit të zgjedhjeve paralamentare. Killeri i frikshëm, Leonard Prifti, i njohur si “çibiku” me porosi të “shefit” do të ekzekutonte në qendër të qytetit, biznesmenin Baki Taullaj dhe njëherësh do të asgjësohej nga persona të panjohur.

/Shkëputur nga libri i Bujar Hoxhës, punonjës policie/JavaNews/A.Malasi

Next Post
Radarët e rinj të policisë rrugore kapin shkeljet e shoferëve në largësi të mëdha

Ndodh edhe kjo! Polici gjobit kolegët në Tiranë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rillogarritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

Rillogarritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Peqin, 2 të lënduar

January 2, 2026
Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

January 2, 2026
E diela mbuloi Shqipërinë me dëborë, por si parashikohet moti për javën e ardhshme

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Në zonat malore të qarkut të Vlorës priten reshje dëbore

January 2, 2026
Borë edhe në Dajt, ja temperaturat për ditën e sotme

Automjete të bllokuara nga dëbora në Qafë Thore, drejtuesit denoncojnë mungesën e borëpastrueseve

January 2, 2026
Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

January 2, 2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

January 2, 2026
Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

January 2, 2026
Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

January 2, 2026
Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com