• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rikthehen “100 fshatrat”, qeveria “zgjidh thesin” për zonat rurale në prag të zgjedhjeve

by A R
19/09/2024 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dukej se ishin lënë në harresë, por qeveria ka vendosur të ktheje edhe një herë vëmendjen tek projekti “100 fshatrat”. Programit të nisur në korrik të vitit 2018 me qëllim “zhvillimin e periferisë” i janë shtuar 1.3 miliardë lekë, nga 1 miliardë të parashikuara në fillim të vitit. Përse pikërisht tani ky mbi-dyfishim buxheti? “Jemi tashmë pak se një vit nga zgjedhjet dhe tashmë e kanë rihapur historinë e vjetër të “100 fshatrave” me burime të reja të financimit”, thotë për A2 CNN Agron Haxhimali, ekspert i financave vendore.

Rikthehen “100 fshatrat”, qeveria “zgjidh thesin”

Referuar të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në pak më shumë 6 vite, më pak se gjysma e 100 fshatrave të përzgjedhur përfituan investime. Pjesa më e madhe e investimeve janë përqendruar në Jug të vendit, në fshatrat bregdetare dhe kryesisht kanë të bëjnë me rijetëzimin e shesheve dhe fasadave. Kjo sipas ekspertëve për shkak të mungesës së koordinimit dhe copëzimit të investimeve. “Fakti që i janë rikthyer, edhe pse me qëllime elektorale, e konsideroj si një lajm të mirë që të shkojnë para’ për fshatin, për bujqësinë , për agro-turizmin. Të shkojnë para’ për ata qytetarë të paktë që kanë mbetur në fshat dhe të përmirësohet sado pak jeta dhe të kemi një ekonomi rurale më të qëndrueshme”, thotë Haxhimali.

Rikthimi i vëmendjes te “100 fshatrat” pritet të vijojë deri në vitin 2026. Ministria e Financave ka parishikuar që t’i japë programit 2.2 miliardë lekë për vitin 2024 dhe 2.3 miliardë lekë të tjera në 2026-n.

Rikthehen “100 fshatrat”, qeveria “zgjidh thesin”

“Fshati kontriubon me ¼ e ekonomisë. aty kemi bujqësinë dhe një pjesë të konsiderueshme të biodiversitetit. Ndaj ka shumë rëndësi investimi në zonat rurale”, thotë Haxhimali.

Programi “100 fshatrat” nisi zbatimin në korrik të vitit 2018 me krijimin e “Akademisë 100 fshatrat”, në përbërje të së cilës ishin 22 grupe pedagogësh dhe studentësh nga 6 universitete të vendit, që në bashkëpunim me ministritë e linjave hodhën në letër propozime konkrete për çdo fshat. Projekti synonte përmirësimin e infrastrukturës publike, zhvillimin ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, si zhvillim të kapitalit njerëzor.

/a.r

Next Post
Njëri i dënuar për rrëmbim e tjetri se goditi me levë kunatin/ Ekstradohen në vend dy shqiptarët

Ekstradohet nga Kolumbia Admir Tutaj: Fshehu arsenal armësh në tavolinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In