• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet shkolla “Dëshmorët e Lirisë”, Veliaj: “Shkollat gati për 17 shtatorin”!

by Java News
13/09/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i ri shkollor që nis më 17 shtator do ta gjejë shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Njësinë 5, tërësisht të rinovuar dhe me mjedise dinjitoze për artistët e vegjël. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit punimeve për rikonstruksionin e shkollës, kurse kryebashkiaku Erion Veliaj tha se të gjitha shkollat në të cilat po punohet në Tiranë do jenë gati të hapin dyert në nisjen e vitit shkollor.

“Kemi premtuar se çdo shkollë ku po punojmë do të jetë gati, ndaj skuadrat po punojnë deri në 17 shtator. Jemi në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, ku ka ende pak punë për të mbyllur terrenin sportiv, ndërkohë që ka mbaruar auditori, kanë mbaruar punimet e brendshme, banjot e reja, veshja me kapotë, të gjitha klasat, plus klasa parashkollore, e cila do të jetë e pranishme në shumicën e shkollave të Tiranës, si një klasë më vete që parapërgatit fëmijët që do të nisin klasën e parë”, u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se krahas investimeve që po kryhen këtë vit, Njësia 5 do të përfitojë edhe nga ndërtimi i 3 shkollave të reja. “Kjo shkollë, si shumë shkolla të Njësisë 5, kanë përballuar një “tsunami” të vërtetë demografik. Pra, popullsi që rritet, kryesisht çifte të reja, që vijnë e lakmojnë zonën e Njësisë 5, por Njësia 5 sot është me të drejtë qyteti i dytë në Shqipëri, pas Tiranës; do të thotë që, edhe nevojat janë rritur, ndaj po bëjmë dy veprime: së pari, rregullim total të të gjitha shkollave ekzistuese dhe më pas do të ndërtojmë 3 shkolla të reja. E para do të jetë tek Parku Olimpik, për të shfryrë një pjesë të mirë që vjen nga zona e Kopshtit Zoologjik, Kopshtit Botanik dhe Liqenit të Thatë. Pra, lirojmë shkollat “At Zef Pllumbi”, “Dëshmorët e Lirisë”, “Petro Nini Luarasi”, që secili të ketë një shkollë brenda një rreze ku edhe fëmijët mund të ecin, pra 500-1000 metra, çka do e bënte shumë më normal procesin mësimor”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje drejtorëve të shkollave të Tiranës që të respektojnë kuotat dhe të mos bëjnë regjistrime të nxënësve që vijnë nga zona të tjera, duke theksuar se tashmë të gjitha shkollat ofrojnë kushte dhe standarde mësimdhënie të njëjta. “Ftesa jonë për drejtorët ka qenë: Respektoni maksimalisht kuotat! Duke pasur dëshirë për të mbushur shkollën dhe për të bërë ndonjë nder të vogël, me mbingarkesë, në fakt e rrënojnë cilësinë e arsimit për gjithë të tjerët. Duhet ta kemi të gjithë parasysh këtë dhe ta respektojmë si rregull të Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorisë Arsimore”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se me ndërtimet e shkollave të reja që do të hapen këtë vit, por edhe me shtimin e klasave në një sërë shkollash të tjera ekzistuese, për disa zona të Tiranës eliminohet mësimi me dy turne. “Fatmirësisht, po mbarojmë disa shkolla të reja: hapet shkolla “Kosova”, që bën një shfryrje tjetër, hapet shumë shpejt shkolla “Servete Maçi”, dhe më vjen mirë që për herë të parë shkollat e muzikës si “Dëshmorët e Lirisë” kanë edhe sallat e tyre koncertore të një niveli dinjitoz, me ajër të kondicionuar dhe akustikën e nevojshme. Nuk e di a do dalin këtu Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho të ardhshëm, por secili duhet të ketë shansin ta provojë dhe besoj që duke krijuar kushtet, u kemi dhënë të gjithëve një shans të barabartë të provojnë të jenë yjet e ardhshëm të Shqipërisë”, shtoi Veliaj.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që ka treguar ndaj Njësisë 5 dhe shtoi se investimi te shkollat është investim për të nesërmen. “Rikonstruksioni i shkollës është një moment thelbësor, jo vetëm për nxënësit që do të studiojnë këtu, por edhe për komunitetin, sjell një ndryshim të cilësisë së jetës. Një Tiranë europiane nuk mund të funksionojë thjesht duke rikonstruktuar qendrën, por ka filluar nga rikonstruksioni i çerdheve, i kopshteve, tani edhe i shkollave ekzistuese. Është një shtator i cili do të vijë i gëzueshëm, jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit, të cilët duan të dinë se si do të jenë kushtet e fëmijëve. Ajo që është sot këtu, është fakti se fëmijët do të gjejnë në këtë shkollë kushte si asnjëherë më parë dhe mendoj se prindërit do të ndihen edhe më mirë me fillimin e këtij viti shkollor”, tha Majko.

ma.me

Next Post
Makina përplas biçikletën, plagoset i moshuari në Vlorë

Makina përplas biçikletën, plagoset i moshuari në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

March 3, 2026
India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

March 3, 2026
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In