• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet bibilioteka Nr.7, do të shërbejë edhe si qendër komunitare

by A R
25/08/2017 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti për rigjallërimin e bibliotekave në çdo lagje të Tiranës po vijon me rikonstruksionin e bibliotekës në Njësinë nr.7, e cila po merr formën e një hapësire të veçantë për të rinjtë dhe komunitetin e zonës.

Krahas investimeve në rrugë të reja, kënde lojërash për fëmijët e parqe për t’u çlodhur, Bashkia e Tiranës po i jep vëmendje edhe përmirësimit të infrastrukturës për dije e kulturë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, inspektuan punimet që po kryhen në bibliotekën e Njësisë 7, ku theksuan se investime të tilla janë garanci për të ardhmen e qytetit.

“Bashkia e Tiranës bën shumë investime të dobishme në infrastrukturë: rrugë, kanalizime, rrjet ujësjellësi, kënde lodrash për fëmijë, por unë besoj se investimi më i dobishëm është investimi në kulturë. Investimi që nisim sot në bibliotekën “Musine Kokalari”, është një investim inteligjent sepse e kthejmë këtë hapësirë në një qendër komunitare, jo vetëm për nga numri i titujve të librave, por edhe kushtet infrastrukturore”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se me përparimin e teknologjisë janë bërë të nevojshme politikat që i rikthejnë fëmijët, e mandej të rinjtë, te libri, si mënyra më e mirë për zhvillimin intelektual dhe kulturor. “Sot jetojmë në kohën kur njerëzit bombardohen nga celularët, ipod-ët, interneti, por harrojmë që njerëzit bëhet qytetarë më të mirë falë librit, falë fokusit te kultura. Në Tiranë po ecim paralelisht me investime në infrastrukturë dhe investime në kulturë. Sa është e rëndësishme hapësira brenda pallateve, brenda lagjeve e rrugëve tona, aq e rëndësishme është edhe hapësira brenda mendjes tonë sepse kjo garanton që investimet e bashkisë nuk vandalizohen, që mbahen pastër, që nuk ndotin mjedisin”, shtoi Veliaj.

Kreu i bashkisë njoftoi se këtë vit bashkia do të rikonstruktojë edhe dy biblioteka të tjera, ndërsa deri në fund të mandatit do të përfundojë të gjitha bibliotekat e lagjeve, me qëllim që ato të shërbejnë jo vetëm si qendra leximi, por edhe si qendra komunitare, ku banorët mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme. “Duke investuar në biblioteka të tilla është e vetmja garanci që kemi për Tiranën moderne. Duam që bibliotekat të funksionojnë edhe si qendra komunitare, si vende ku të rinjtë të takohen, ku organizatat lokale të komunitetit të mblidhen, e ku grupe veteranësh apo pensionistësh të kalojnë kohën e tyre të lirë, të lexojnë shtypin e ditës falas etj”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se krahas rikonstruksionit të godinave të bibliotekave do të punohet paralelisht edhe për pasurimin e tyre me sa më shumë tituj librash. Për këtë, ai ftoi qytetarët dhe biznesin që të kontribuojnë. “Do t’i kërkojmë të gjithë atyre që kanë mundësi, edhe botuesve, që të dhurojnë tituj librash”, tha Veliaj.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, falenderoi bashkinë për punën e saj për rigjallërimin e rrjetit të bibliotekave në kryeqytet dhe shtoi se këshilltarët bashkiakë do të dhurojnë libra me qëllim pasurimin e fondit të këtyre librarive. /b.d

Next Post
EULEX-i çon në shtëpi 400 punëtorë kosovarë

BE dhe EULEX: Gjykata Kushtetuese nuk garantoi proces të barabartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In