• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruksioni i shkollës “Avni Rustemi”, Veliaj: Mjedise të reja dhe mësim me një turn

by A R
17/08/2024 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i ri shkollor do t’i gjejë nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” me hapësira të reja dhe bashkëkohore. Gjatë inspektimit të fundit, para mbylljes së rikonstruksionit të shkollës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se mësimi me dy turne i përket së shkuarës.

“Kjo shkollë do të jetë një bizhu për Njësinë 10, e cila ka prodhuar shumicën e basketbollistëve të Tiranës. Ajo është ndërtuar në vitin 1960 dhe ka kaluar me dy turne, prej faktit se qyteti është rritur, lagjja po ashtu, por nuk është rritur kapaciteti i shkollës. Kemi përdorur palestrën e vjetër për të shtuar 4 klasa. Kjo do të thotë se nga ky vit, nxënësit do të mësojnë me një turn”, u shpreh Veliaj.

Ai deklaroi se përveç “Avni Rustemit”, në nisje të vitit të ri shkollor do të hapen edhe disa shkolla të tjera.

“Do të hapim edhe shkollat ‘Musine Kokalari’, ‘Xhezmi Delli’, ‘Emin Duraku’, të cilat i përfunduam diku nga fundi i semestrit, por tani i hapim zyrtarisht me kapacitet të plotë. Do të punojmë me disa shkolla të reja, të qendrës të Tiranës, si ‘Edith Durham’ dhe ‘Petro Nini’”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë tha se ka vendosur të mos merret me sharësit dhe djegësit e gomave, por vetëm me punë për të ecur përpara.

“Kam vendosur të mos fokusohem as te zhurma, as të merrem me ata që vetëm dinë të shajnë, të djegin, të ndezin zjarre dhe molotovë, si e vetmja alternativë e tyre. Kjo alternativa këtu është shumë herë më e mirë. Në këtë shkollë mësojnë si fëmijët e së majtës, edhe të së djathtës. Unë i kuptoj që është shumë e vështirë të pranosh humbjen e thellë që ata patën në Tiranë. I siguroj se humbja tjetër në Tiranë për ta do të jetë edhe më e thellë, edhe më e dhimbshme. Ky qytet ka ditur të zgjedhë me zgjuarsi mes atyre që shkatërrojnë dhe dhunojnë, dhe atyre që ndërtojnë dhe lënë një pajë të jashtëzakonshme për fëmijët. Në zgjedhjet e ardhshme sërish do të duhet të gjykojmë kush punoi, kush la një gjurmë, kush ndërtoi, cilësinë e jetesës, kush rriti vlerën e pronës, kush ndërtoi shkolla, kopshte, çerdhe dhe kush ndërtoi një gjuhë përçarëse dhe ndasie që nuk e meriton Shqipëria e 2024’’, tha ai.

Veliaj shtoi se do të hapen 7 kopshte dhe çerdhe të reja për të vegjlit e qytetit.

“Mezi pres që një pjesë të madhe të çerdheve dhe kopshteve, sidomos në lagjen ‘Rilindja’, aty ku është ‘Unaza e Madhe’, te ‘Kopshti Botanik’ dhe te zona e ‘Freskut’, të kalojmë në një sistem tjetër, që po e pilotojmë, që është marrja me qira sepse do të jetë gjithmonë e më e pamundur që, në një qytet të madh, të kesh hapësira për të ndërtuar ndërtesa monovolum. Duhet që në këto zona të hiperurbanizuara, që nga koha e ish-komunave, të vazhdojmë me sistemin e marrjes me qira, për t’u siguruar që ofrojmë të njëjtin shërbim, pa qenë detyrimisht pronarë të së njëjtës ndërtesë, duke e marrë atë sipas nevojës dhe në varësi të fluksit të banorëve, sidomos në këto zona ku ka familje të reja”, u shpreh Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku theksoi se e gjithë rruga e “Bogdanëve” është kthyer në një lagje të madhe me AirBnb dhe turizëm dentar.

/a.r

Next Post
“Digjet” Izmiri, biznese dhe shtëpi të shkatërruara, evakuohen mijëra banorë (FOTO)

“Digjet” Izmiri, biznese dhe shtëpi të shkatërruara, evakuohen mijëra banorë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

February 12, 2026
“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

February 12, 2026
“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

February 12, 2026
Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

February 12, 2026
Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

February 12, 2026
Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

February 12, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In