Në vijim të investimit që po kryhet nga OSSH Tiranë për rikonstruksionin e kabinave, nga dita e nesërme në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Përmes një njoftimi OSHEE bëri sot me dije se do të ndërpritet energjia Don Bosko: Rruga “Albanopoli”, Rruga “Ali Kukaleshi”, zona e Baldushkut: Baldushk qendër, Vrap, Parret, Kakunjë, Mustafa koc, Vesi, gjatë orës 09:00-16:00.
“Në vijim të investimit që po kryhet nga OSSH Tiranë për rikonstruksionin e kabinave, nesër date 2 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane: Zona e Don Boskos: Rruga ” Albanopoli”, Rruga “Ali Kukaleshi”, zona e Baldushkut: Baldushk qendër, Vrap, Parret, Kakunjë, Mustafa koc, Vesi”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
/a.r