Rikardo Mutti shkëlqen me drejtimin e tij në Koncertin e Vjenës.
Koncerti u transmetua direkt nga RTSH, që po i sjell publikut shqiptar një nga ngjarjet me të rëndësishme të jetës artistike muzikore botërore.
Koncerti i Orkestrës Filarmonike të Vienës i cili në mesditën e ditës së parë të vitit, mban të mbërthyer para ekranit dashamirëst e muzikës klasike është i përhershëm në ekranet shqiptare. Sipas statistikave janë të paktën 50 milionë shikues nga 90 vende të botës. Por të shumtë janë edhe ata që e dëgjojnë në valët e radiove.
Edhe këtë vit orkestra e dirigjuar nga italiani Rikardo Muti, solli kryeveprat e muzikës orkestrale duke filluar me muzikën e familjes se famshme Shtraus, që për artëdashësit shqiptarë u komentuan me elegancë nga maestro Zhani Ciko.
Bashkëpunimi i Riccardo Muttit me Orkestrën e Filarmonisë së Vjenës ka nisur në vitin 1971 ndërsa dirigjimin e parë ai e ka bërë me 1993, me këtë orkestër.
Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë është ngjarja klasike më e njohur në botë në këtë periudhë festive të vitit, e miliona shikues në mbarë botën shikojnë magjinë që sjellë ky festival.











