• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Riinvest: Të krijohet xhandarmëria e Kosovës

by Java News
20/01/2017 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krijimi i xhandarmërisë së Kosovës është përgjigjja e duhur për disa nga kërcënimet serioze që janë shfaqur para Kosovës, sidomos në veri, në kohën kur transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të vendit nuk po ndodh.

Një propozim të tillë e kanë bërë kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami dhe drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku, në një vështrim të përbashkët, të botuar të premten, në “Kohën Ditore”.

Duke konkluduar se pas incidenteve të fundit, sidomos me “Trenin serb” dhe deklaratat luftënxitëse nga Beogradi, situata mes Kosovës dhe Serbisë është e tensionuar dhe e rrezikshme, Bajrami dhe Abdixhiku shkruajnë se “në rrethana si këto, është e qartë se institucionet e Kosovës do të duhej të dilnin me një vlerësim të ri për kërcënimet që e rrezikojnë Kosovën” dhe se “ato, para së gjithash, duhet të ndërmarrin veprime e vendime që kanë për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të shtetit për përballje me kërcënime si këto”.

“Kosova, në fund të ditës, nuk guxon të ushtrojë rolin e vet vetëm si spektator që pret fatin e vet varësisht nga disponimet e një fqinji kërcënues”, shkruajnë ata, duke propozuar krijimin e xhandarmërisë, si një zgjidhje e shpejtë dhe efektive, në mungesë të një ushtrie të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Rrugëtimi ynë drejt formimit të ushtrisë, është i realizueshëm, por dhe i komplikuar. Në këtë rrugëtim të komplikuar, Kosova duhet të marrë masa të tjera paralelisht. Masa të përkohshme, që do të mbushin zbrazëtinë që kemi në sistemin mbrojtës për shkak të mungesës së forcave ushtarake mbrojtëse.

Masat, natyrisht, në asnjë rrethanë nuk duhen të shihen si zëvendësim i domosdoshmërisë për krijimin e ushtrisë. Ato s’janë përjashtuese, janë veçse plotësuese. Një mënyrë për të arritur këtë, relativisht shpejt dhe lehtë, do të ishte krijimi i xhandarmërisë së Kosovës”, shkruajnë Abdixhiku e Bajrami.

Në shkrim, ata elaborojnë përfitimet në aspektet e sigurisë, ato politike dhe ekonomike, që do t’i kishte Kosova me krijimin e një force të tillë, si formacion ushtarako-policor nën zinxhirin komandues të Ministrisë së Brendshme, themelimi i së cilës “ka gjasa të bëhet edhe brenda kuadrit të tanishëm ligjor dhe pa ndryshime kushtetuese, meqë Ligji për Policinë (neni 32 pika 3) i jep mandat drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës që me miratimin e ministrit të Brendshëm, të themelojë ‘njësitë policore të përkohshme për të kryer detyra të veçanta’”. (b.an)

Next Post
Rusia me sytë nga Trump… (dyqani i autorizuar nga Ministria e Mbrojtjes bën ulje çmimesh për armët)

Rusia me sytë nga Trump... (dyqani i autorizuar nga Ministria e Mbrojtjes bën ulje çmimesh për armët)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In