• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rihetimi i dosjes “CEZ-DIA”, Romeo Kara: Aferë e mirëfilltë korruptive, ja provat që fundosin Metën dhe Berishën

by A R
22/04/2022 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Romeo Kara ka reaguar lidhur me rinisjen e hetimeve për çështjen e CEZ-DIA. Ai u shpreh, se çështja është nën një hetim intensiv tashmë. Ai deklaroi gjatë një prononcimi për gazetën, se fillimisht ky hetim është zvarritur tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës apo dhe ndikimit politik. Kara tha, se shpreson që kjo çështje do të zbardhet. “Çështja është nën një hetim intensiv tashmë, të cilin unë dua t’a respektoj. Fillimisht ky hetim është zvarritur tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës apo dhe ndikimit politik. Të shpresojmë që kjo çështje do të zbardhet, çohet në proces gjyqësor si një dosje e mirëplotësuar dhe së fundi të ndëshkohen disa nga kokat e korrupsionit në Shqipëri. Kallëzimi im është bërë në 18 Tetor 2017, pra pothuaj pese vite më parë, pesë vite të cilat janë përdorur më shumë nga ata që unë kam kallëzuar, për t’u përgatitur sa më mirë në një rast të mundshëm të një përballjeje me drejtësinë. Akuza ime konsiston në: një lidhje korruptive të kontratës DIA-CEZ në lidhje me mbledhjen e një shume borxhesh prej rreth 460 milionë eurosh, 230 nga të cilat ishin principal dhe pjesa tjetër kamatë”, tha ai. Ndër të tjera, juristi u shpreh se kompania DIA do të merrte si shpërblim 50% të kësaj shume, pra rreth 230 milionë euro. Sipas tij, kompania administrohej nga njerëz shumë afër pushtetit Berisha-Meta.“Janë pikërisht këto para që më pas u mblodhën nga vete OSHEE dhe të cilat ndikuan në shëndoshjen e saj financiare pas vitit 2014. Kompania DIA do të merrte si shpërblim 50% të kësaj shume, pra rreth 230 milionë euro. Sipas investigimit tim, arsyeja përse po i ofrohej një kompanie të panjohur një mundësi e tillë e artë fitimi ishte sepse: kjo kompani administrohej nga njerëz shumë afër pushtetit Berisha-Meta, të cilët do t’i ofronin favore të tjera CEZ-it nëpërmjet politikave të ERE-s lidhur me çmime të favorshme energjie për të dhe të disfavorshme për shtetin shqiptar”, tha ai.

Juristi Kara: Duhet të flas drejtësia

Ndërkohë, juristi Romeo Kara, u shpreh se ka dëshmi nga vetë drejtuesi çek i CEZ që thoshte se Ismailaj u ofrua si një njeri i Metës dhe Berishës. Ai deklaroi se tashmë drejtësia duhet të bëjë punën e saj.“Kemi dëshmi të dhënë nga vetë drejtuesi çek i CEZ- shpërndarje ku thotë se: Ismailaj u ofrua si një njeri i Metës dhe Berishës në këtë biznes. Kemi një vizitë të Metës dhe Ismailajt në Pragë në fundvitin 2010 ku u takuan në një takim pa protokoll me dy drejtuesit më të lartë të CEZ Group dhe pak ditë më pas kemi një vendim të ERE-s të datës 7 dhjetor 2010 i cili ul çmimin e shitjes së energjisë nga KESH-i tek CEZ-i nga 2.03 lekë/kwh në 1.48 lekë, duke sjell një dëm jo me pak se 30 milionë euro në vit për buxhetin e shtetit. Ish-bordi i ERE-s duhet të dalë nga skutat dhe të zbardhi të gjithë procesin e këtij vendimi, pasi kemi edhe video ku vetë gruaja e Ismailajt akuzon Metën të përfshirë në këtë aferë, duke insistuar që CEZ-i nëpërmjet Ismailajt t’i paguajnë atij shpërblimin lidhur me këtë vendim favorizues të ERE-s i cili sipas tij ka dal nëpërmjet ndikimit direkt të tij. Unë ju siguroj se të gjitha kontratat debt collection të bëra nga CEZ-Shpërndarje me disa kompani private, kanë qenë favore për pushtetarët mbas tyre dhe kane lidhje me politikat dhe vendimet e ERE-s lidhur me çmimet e shitjes së energjisë. Tani është radha e drejtësisë të thotë fjalën e saj”, tha ai. Ndërkohë më poshtë gazeta po risillje edhe disa deklaratë të forta që juristi Romeo Kara ka bërë pak kohë më parë sa i takon dosjes “CEZ-DIA”, sikundër janë detajet nga dëshmitë e personave që kanë dijeni apo provat për çështjen.

3 dëshmitë e forta

Lidhur me aferën DIA-CEZ, aferë e cila vjen në vazhdën e asaj të privatizimit, kemi një vonesë të stërzgjatur dhe inaktivitet si fillim, por së fundi me sa duket një angazhim serioz të SPAK-ut. Kemi tre dëshmi, të tre personave të ndryshëm nga njëri-tjetri, ish-administratori i CEZ-Shpërndarje Jozef Hejsek, ish-drejtori ekzekutiv i DIA-s Elvis Mataj dhe gruaja e Kastriot Ismailajt, të cilët faktojnë lidhjen korruptive të kontratës së mbledhjeve të borxheve DIA-CEZ si dhe përfshirjen e pushtetarëve më të lartë të kohës në lidhjen e saj. Të tre këta persona përmendin emrin e Ilir Metës si pushtetarin që qëndron pas kësaj afere, ndërsa Jozef Hejsek përfshin së bashku me të edhe Sali Berishën. Vetëm me anë të kësaj marrëveshjeje, për hir të së cilës u krijua dhe DIA, ata kanë synuar të devijojnë nga llogaritë e CEZ-it së paku 230 milionë euro, pasi më pas kanë synuar të merrnin me outsourcing edhe shërbimin ligjor të CEZ-it si dhe procesin e faturimit. Unë kam ofruar një dosje të plotë, lidhur për sa më sipër, por ajo dosje mund të shërbejë edhe për të investiguar më tej për çështje të tjera dhe persona të tjerë të përfshirë në afera të ngjashme me të. Zhvillimet e fundit politike, padyshim që janë në favor të hapjes së kësaj dosjeje dhe unë kam besimin e plotë se pandëshkueshmërisë së korrupsionit politik në nivelet e larta po i vjen fundi.

Provat për aferën “CEZ-DIA”

Sipas të gjitha gjasave dhe sipas asaj që thonë Hejsek, Mataj dhe gruaja e Ismailajt, pas koalicionit qeveritar PD-LSI të vitit 2009, kohë në të cilën LSI-së iu dha edhe METE në administrim, Berisha u ka lënë akses Metës dhe njerëzve afër tij të hynin në afera të ndryshme me CEZ-in. Afera e parë e privatizimit kishte krijuar tashmë ambientin e duhur për afera të tjera në vazhdim. Hejsek thekson në dëshminë e tij se Ismailaj u ofrua në këtë aferë si person i afërt me Metën dhe Berishën. Ka qenë ish-ambasadori shqiptar në Pragë që ka pasur si detyrë direkte nga Meta për ta prezantuar si të tillë Ismailajn tek Hejseku dhe drejtues të tjerë të CEZ-it në Pragë. Krijohet nga hiçi një kompani off shore si DIA, hyn direkt një muaj pas krijimit në marrëveshje me CEZ-in për mbledhjen e borxheve edhe pse kjo kompani nuk kishte as njerëz, as mjete dhe as përvojë. Në kundërshtim me Kodin e Punës janë deleguar me dhunë specialistë të CEZ-it për të punuar tek DIA dhe DIA-s i janë ofruar qindra mijëra euro paradhënie çdo muaj, zyra, punonjës etj. Kontratë të tillë kaq të njëanshme zor se të zënë sytë. Kemi një vizitë të Metës me Ismailajn në Pragë në fund të vitit 2010 dhe jo vetëm të tij. Thuhet se ka pasur prezent në atë kohë në Pragë edhe familjarë të Berishës. Ka qenë ambasadori Tepshi ai që ka siguruar akomodimin e tyre në Hotel “Mandarin” të Pragës ndërsa faturat mund të jenë paguar nga CEZ-Shpërndarje. Përgjatë kësaj vizite u mor garancia për miratimin e kontratës DIA-CEZ nga Bordi Mbikëqyrës dhe në shenjë të vullnetit të mirë, Meta ka ndërhyrë pranë ERE-s në dhjetor 2010 që ajo të marrë një vendim ku me anë të të cilit ajo ul çmimin e shitjes së energjisë nga KESH-i tek CEZ-i duke i sjellë një dem jo më të vogël se 30 milionë euro në vit buxhetit të shtetit. Lidhur me këtë vendim të ERE-s, e cila padyshim që kontrollohej edhe nga Berisha, kemi një pohim të gruas së Ismailajt se Meta kërkonte 10 milionë euro pagesë për favorin që ai i kishte bërë CEZ-it. Sigurisht që këto para do të dilnin si pagesa shërbimi nga CEZ-i tek DIA dhe më pas nëpërmjet DIA-s tek kumbarët e politikës. Faktet janë aty kokëforta së bashku me prova të qarta mbështetëse. Unë kam kallëzuar shtatë persona, por hetimi mund të konkludojë edhe në persona të tjerë. Ajo çfarë nisi me DIA-n, vazhdoi më pas me tetë kompani të tjera dhe me disa vendime të tjera të ERE-s. Se sa ndikim ka pasur politika e lartë në këtë aferë, duhet të marrim parasysh qoftë edhe një fakt: Hejsek dhe Ismailaj kanë guxuar të kërcënojnë me shkarkim në zyrën e tij një ministër të METE-s, që kundërshtoi apo theu monopolin e CEZ-it në shpërndarjen e energjisë elektrike. Ai ministër nuk u tërhoq nga vendimi i tij, por u detyrua të jepte dorëheqjen më pas. Lind pyetja: Mbështetjen e kujt duhet të kishe për të kërcënuar, shkarkuar apo detyruar për të dhënë dorëheqjen një ministër të Qeverisë Berisha? Ky fakt flet për përfshirje të paligjshme të Ismailajt në trafikun e influencave tek ERE apo direkt në kabinetin qeveritar. Keni e-maile të Hejsek, i cili përpara se të niste materialin pranë ERE-s lidhur me tarifat e energjisë, ia niste atë Ismailajt edhe pse kjo gjë nuk përfshihej në kontratën DIA-CEZ apo në kompetencat e tij ligjore. Të njëjtin veprim Hejsek e ka bërë në një tjetër rast me sekserin tashmë të njohur Nuel Kalaj.

/a.r

Next Post
Përqëndrimi i forcave ruse në Donbas/ Eksperti gjerman: Lufta në Ukrainë po hyn në fazën vendimtare

Përqëndrimi i forcave ruse në Donbas/ Eksperti gjerman: Lufta në Ukrainë po hyn në fazën vendimtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

January 7, 2026
Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

January 7, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

January 7, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

January 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përse i duhen aleatët Berishës kur vazhdon përjashtimet nga PD?

January 7, 2026
Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

January 7, 2026
Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

January 7, 2026
Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In