FBI rihapi edhe njëherë hetimet në lidhje me çështjen e përdorimit të postës elektronike private ngë Hillary Clinton për informacione të klasifikuara gjatë periudhës kur shërbente si Sekretare e Shtetit.
Konfirmimi erdhi nga drejtori i FBI nëpërmjet një deklarate që “trazoi” edhe njëherë shumë fort “ujrat” e fushatës elektorale. Ndikimi tashmë ka nisur të ndihet nga rihapja e hetimeve. Sondazhi i fundit i ABC tregon se Trump është afruar me vetëm 2 pikë përqindje me kandidaten demokrate.
Për Clinton votuan 47 % ndërkohë për Trump 45 %. Por edhe pse në avantazh, ky rezultat është katastrofik nëse kemi parasysh se i pak ditë më parë, i njëjti sondazh e nxirrte Clinton me 12 përqind më shumë. Situata është shqetësuese pasi Clinton po humbet terren dita-ditës, ndërkohë që përpiqet të mbrohet ndaj akuzave./a.m.