• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rihapja e basteve/ Tabaku: Hipokrizi e Ramës, për interes personal merr akte drastike e më pas i zhbën

by Java News
31/08/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me nisëmn ende në shqyrtim lidhur me hapjen e basteve online. Tabaku ka hedhur akuza se kjo nismë është një skemë e Edi Ramës i cili i ka përdorur dhe vazhdon i përdor lojërat e fatit për interesat e tij personale. Arsyeja se përse ëstë në një gjyq me Edi Ramën është pikërishtpër faktin se ky kryeministër ka përdorur Lojërat e Fatit për interesin e tij personal, sqaron Tabaku. Aksioni i tij kundër tyre (që në fakt i forcoi më shumë ato), lufta e tij kundër tyre (që në fakt i stimuloi në vende të tjera) e deri tentativat e tij për t’i rihapur ato.

‘Hapja e basteve nga ai që premtoi mbylljen përfundimtare të tyre.

Me Edi Ramën kam një çështje në gjykatë që lidhet me një akuzë që ai ka drejtuar ndaj meje. Fillesa e kësaj çështje gjyqësore nisi pikërisht për shkak të Ligjit për Lojërat e Fatit, një ligj që Rama e miratoi për interesat e tij, e shtyu zbatimin për interesat e tij dhe që më vonë i mbylli pikat e basteve po për interesin e tij.

Nga viti 2013 e deri më tani trajektorja e qeverive Rama dhe vetë kryeministrit me lojërat e fatit është si vijon:

  • – Një ligji klientelist që në vitin 2015 e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale.
  • – E njëjta mazhorancë që përmes një aksioni fasadë “Fundi Marrëzisë” prodhuan marrëzinë e basteve pafund.
  • – I njëjti kryetar mazhorance që megjithëse miratoi një ligj tërësisht klientelist nuk solli asnjë akt nënligjor për ligjin që miratoi për mbi 2 vite.
  • – I njëjti drejtues mazhorance që së paku heshti kur deputetët e tij votuan shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit të Lojërave të Fatit që vetë votuan me ndryshimet që vetë përcaktuan dhe me aktet normative që po vetë nuk i sollën në kuvend.
  • – I njëjti njeri që e gjeti Shqipërinë me 938 pika bastesh dhe e çoi me  4230 të tilla.
  • – Nën këtë mazhorancë për një muaj rresht shqiptarët u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e lojërave të fatit edhe në TVSH që paguhet me taksat e shqiptarëve.

Kështu kur në vitin 2018 Edi Rama fliste si i paditur për bandat kriminale që ishin të lidhura me Lojërat e Fatit, ishte një ironi e madhe. Për mbi 2 vite nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë kam folur dhe lexuar paragrafë të tërë nga raportet ndërkombëtare se si paratë e pista pastroheshin tek Lojërat e Fatit.

Në po të njëjtin vend kam debatuar me kryeministrin dhe ministrin e financave (ish zv kryeministrin e deridjeshëm) në lidhje me “incentivat” që kjo mazhorancë socialiste i jepte lojërave të fatit deri në përjashtimet nga TVSH-ja të vitit 2014.  Sikundër kam debatuar me po të njëjtët persona kur Ligji nuk respektohej dhe pikat e basteve mbinë në kundërshtim me ligjin deri ngjitur me xhamitë, kishat dhe shkollat.

Nuk e zhvillova këtë debat në kushtet e një puritaneje, por në kushtet e një qytetareje e angazhuar për të zbatuar ligjin. Por sa më shumë denoncimet vazhdonin aq më shumë shtohej propaganda.al e qeverisë që as nuk zbatonin ligjet dhe as nuk godisnin paratë e pista që kishin përfshirë Lojërat e Fatit.

Ironikisht vetë qeveria përmes firmave të mazhorancës socialiste kërkoi në mënyrë të vazhdueshme që të zgjaste moszbatimin e një ligji që kishin shkruar dhe miratuar po vetë. Kush qe arsyeja? Lidhjet e ngushta të qeverisë me lojërat e fatit.

Shkrime të njëpasnjëshme investigative treguan se si kompani të lidhura me lojërat e fatit kanë nisur ndërtimet në Tiranë. Shqiptarët ndoshta i kanë harruar por media me gjasë do t’i ri publikojë për t’ua rikujtuar se si lojërat e fatit u përdorën për një lavatriçe të madhe.

Raportet ndërkombëtare shkruanin përherë e më shumë për lidhjen e ngushtë mes pastrimit të parave dhe lojërave të fatit. Një lidhje që u stis dhe u forcua si pasojë e sy mbylljes së qeverisë dhe institucioneve shtetërore më shumë se sa nga mungesa e legjislacionit.

Mjafton të përmend raportin e Transparency International të botuar as më larg se dy vite më parë që e trajtoi “Ligjin për Lojërat e Fatit” miratuar nga mazhoranca e drejtuar prej Ramës, si një ligj të shkruar me porosi. Një akuzë që nga foltorja e kuvendit Edi Rama e ka dëgjuar nga unë dhe padyshim edhe nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

E kur kupa u mbush dhe çmenduria doli jashtë kontrollit, Edi Rama vendosi që të shndërrohej në “puritan” duke urdhëruar mbylljen e Lojërave të Fatit. Të lexoje fjalimin e tij në kuvend, do të lexoje argumentet e asaj opozite që ai kishte sulmuar aq ethshëm për vite me radhë. Madje shkoi deri aty sa të citonte “Kuranin dhe Biblën” vetëm e vetëm për t’i dhënë vetes atribute gati hyjnore në luftën e tij kundër Lojërave të Fatit.

Sot, çuditërisht ky njeri që nga Foltorja e Kuvendit lexonte “skedat penale të pronarëve të Kompanive të Basteve” (citoj Edi Ramën nga fjalimi në kuvend), i njëjti kryeministër që nga po e njëjta foltore deklaroi “ndalimin përfundimtar të bixhozit” ka vendosur që të rikthejë “lojërat e fatit”.

Çdokush që ka pak respekt për integritetin dhe peshën e fjalës, secili që ka pak respekt mbi çfarë ka thënë duhet të pyesë veten se si ka mundësi që njeriu që në sy të mijëra shqiptarëve ka deklaruar se “Bixhozi është një ves shkatërrues. Edhe Kurani e ndalon bixhozin. E kam lexuar dhe shpjegohet në një mënyrë shumë të bukur” tanimë është i gatshëm të rihap këtë ves shkatërrues?

Hipokrizia e kryeministrit që na drejton që kur interesi i tij personal, politik dhe tërësisht jo publik e thërret të ndërmarrë akte drastike që më pas i zhbën po për interesin e tij personale është po aq kriminale sa korrupsioni dhe vjedhja.

Arsyeja se përse sot jam në një gjyq me Edi Ramën është pikërisht akuza ime se ky kryeministër ka përdorur Lojërat e Fatit për interesin e tij personal. Aksioni i tij kundër tyre (që në fakt i forcoi më shumë ato), lufta e tij kundër tyre (që në fakt i stimuloi në vende të tjera) e deri tentativat e tij për t’i rihapur ato pasi është zotuar si një hero puritan për t’i mbyllur është provë e qartë se akuzat e dhëna prej meje nuk ishin sajesa dhe as shpifje.’- shkruan Tabaku.

Next Post
Hetimet e SPAK/ ‘Shpërthen’ Meta: Nuk më interesojnë! Le të hetojnë çfarë të duan, unë jam përballë…

"Bastet nuk i lejon as Kurani", Meta reagon për deklaratat e Ramës, u tregon gazetarëve videon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In