• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rihapet portali i maturës për aplikimet në universitet

by Aalison Pearse Stevens
12/07/2016 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa maturantët po presin me ankth që Ministria e Arsimit të publikojë formularin e aplikimit në institucionet e arsimit të lartë, ky institucion vendos t’u rijapë një shans atyre që ende s’janë regjistruar për t’u futur në garë.

Bëhet fjalë për maturantët e viteve të kaluara që, për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë arritur dot të aplikojnë për të vijuar studimet e larta, të cilët mund të aplikojnë në tri ditët në vijim.

“Portali i Maturës Shtetërore do të hapet në periudhën 13-15 korrik 2016, nga ora 08:00 deri në 16:00. Ky është afati i fundit që u vihet në dispozicion maturantëve të viteve të kaluara për plotësimin e formularit A1Z”, sqarohet në njoftimin e publikuar në faqen e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Kushti i vetëm është që ata të rezultojnë kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje.

Ajo çfarë duhet të bëjnë ata që i përkasin kësaj kategorie, është të paraqiten në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në drejtorinë arsimore, nëse shkolla ku kanë kryer studimet është mbyllur.

Sipas njoftimit të AKP-së, ata duhet të kenë me vete katër dokumente: kartë identiteti ose pasaportë biometrike; diplomë të Maturës Shtetërore ose një fotokopje të panoterizuar të saj; certifikatë të notave të Maturës Shtetërore dhe fotokopje të panoterizuar, si dhe vërtetim të notave të Maturës Shtetërore të marra në drejtorinë ose zyrën arsimore përkatëse.

Njësoj si Formulari A1, edhe procesi i plotësimit A1Z për tri ditët në vijim, 13, 14 dhe 15 korrik, kryhet në rrugë elektronike dhe ndiqet nga një person që ngarkon drejtoria e shkollës, që quhet mbikëqyrës.

Janë këta të fundit që, pasi të kenë marrë kontaktet e kandidatit, në një fazë të dytë duhet ta njoftojnë atë për të bërë verifikimin e të dhënave shkollore të të gjitha viteve të shkollimit.

“Fotokopjet e dokumenteve të mësipërme: diploma, certifikata dhe vërtetimi i notave të Maturës Shtetërore lihen në shkollë dhe nga data 18.07.2016 maturanti/kandidati duhet të paraqitet përsëri në shkollë për t’u interesuar për hedhjen në sistem të notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm”, sqarohet në njoftimin e AKP-së.

Formularin A1Z e plotësojnë mbetësit në një nga provimet e maturës së viteve të kaluara, ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit apo ata që, për arsye personale, nuk kanë mundur të aplikojnë me Formularin A1Z.

Panorama/d.i.

Next Post

FOTOT/ Pushimet e yjeve të futbollit, luksi, bashkëshortet e bukura dhe... Zlatan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In