• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rihapet për qarkullimin e makinave Rruga e Arbrit, policia apel drejtuesve të mjeteve

by A R
26/11/2023 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga e Arbrit është e qarkullueshme për makinat tashmë. Policia ka njoftuar se është rihapur kalimi i automjeteve në aksin by pass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokuan për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, u bë i mundur evakuimi i 50 pasagjerëve që ndodheshin të bllokuar në automjete në bypass-in Qafë Murrizë. Ato u transportuan në destinacionet e tyre nëpërmjet disa makinave të kalueshmërisë së lartë.

Policia thotë këtë të diel se firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve po vijojnë në hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

“Policia e Dibrës është e gjitha në gatishmëri të plotë dhe iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë,   të përdorin gomat  dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet anti-rrëshqitëse”, njoftoi policia.

/a.r

Next Post
“Të gjitha akset nacionale të qarkullueshme”, thirrja e ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

"Të gjitha akset nacionale të qarkullueshme", thirrja e ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In