Rihapet në 18 gusht, Borxhi publik, BSH nxjerr në ankand 20 mln euro obligacione dy vjeçare
Pasi nuk arriti arritën të sigurojnë të gjithë shumën e nevojshme në ankandin e mëparshëm në bono në euro, Banka e Shqipërisë do të rihapë në 18 gusht një ankand tjetër ku do të tentojë shitjen e 20 milion eurove në obligacione fiks dy vjeçare. Ky është ankandi i tretë i obligacioneve në euro dy vjeçare, ndërkohë që ankandi që u mbajt në fund të muajit korrik nuk pati sukses për shkak të mungesës së kërkesës nga institucionet financiare, kryesisht bankat që mesa duket nuk u joshen nga rregullorja e re për të investuar fondet në euro.
Banka e Shqipërisë do të rihapë një tjetër ankand pas dështimit të ankandit të mbajtur në fund të muajit korrik e që nuk mundi të sigurojë shumën e nevojshme në bono në euro.
Përmes ankandit të shpallur për llogari të financave, e që mësohet se do të mbahet në 18 gusht, Banka e Shqipërisë do të tentojë shitjen e 20 milion eurove në obligacione fiks dy vjeçare.
Për shkak të mungesës së kërkesës nga institucionet financiare, kryesisht bankat, në ankandin që u mbajt në fund të korrikut të këtij viti, Banka e Shqipërisë nuk mundi të shesë 45 milionë euro për llogari të Ministrisë së Financave në ankandin e 12 të bonove një vjeçare në euro.
Shuma totale e kërkuar në ankand ishte 37.1 milion euro, nga 45 milion euro që kërkonin të shisnin financat përmes Bankës së Shqipërisë, për të financuar borxhin publik, rreth 82% të shumës së kërkuar, apo 8 milionë euro më pak.
Megjithë ndryshimet e bëra në rregullore si ajo e muajit qershor që ulte ponderimin e rrezikut të bankave nëse blinin borxh në valutë nga qeveria shqiptare, nuk ka bërë që bankat të shfaqin interes investimi të fondeve në euro.
Sipas kësaj rregulloreje, nëse një bankë blen 1 euro bono të emetuar nga qeveria, investimi quhet me rrezik 0.5 euro në mjaftueshmërinë e kapitalit, ndërkohë që më parë ishte 1 euro.
/oranews









