• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rihapet Kalaja e Tiranës, Veliaj: Një tjetër histori suksesi

by Java News
22/12/2018 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot, Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale. Pas sheshit “Skënderbej dhe Pazarit të Ri, falë bashkëpunimit me familjen e vjetër Toptani për rehabilitimin e saj, Kalaja e vjetër e Tiranës i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin të artizanisë, kulturës dhe artit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, vizitoi mjediset e rehabilituara të Kalasë. “Jam i bindur se kjo do të jetë një histori suksesi, jo vetëm për të gjithë ne që jemi në Tiranë, dhe që do ta shijojmë, por për shumë turistë. Jam i sigurt se do të kthehet në një destinacion, do të jetë ndoshta një nga vendet më të vizituara. Nëse vazhdojmë me këtë frymë, ku përtej ndasive themi – a ka disa gjëra që biem dakord, se si mund të ecim përpara – jam i bindur se edhe skeptikët, edhe ata që e luftuan këtë projekt e çfarë nuk sajuan, duhet të vijnë ta shohin. Duhet të kuptojnë se si ne shqiptarët, sa zihemi e grindemi, aq edhe bëjmë gjëra të mrekullueshme kur vendosim të bashkëpunojmë dhe kur vendosim të ecim përpara për ta zhvilluar këtë qytet”, deklaroi Veliaj.

Sikurse është treguar edhe me projektet e mëparshme, rehabilitimi i zonës së Kalasë së Tiranës do të sjellë një impakt pozitiv në ekonominë e qytetit, duke hapur vende të reja pune. Veliaj nënvizoi se në këto 3 vite të gjitha projektet e bukura transformuese të nisura nga Bashkia e Tiranës në fillim janë shoqëruar me debate. Gjithsesi, tha ai, qyteti është i destinuar të rritet. “Ky qytet, në këto 3-4 vite që unë jam përpjekur të shërbej, është rrethuar gjithmonë me sherre dhe debate për çdo gjë të bukur. Mbaj mend kur erdhëm këtu në fillim, thanë: po shqyejnë Kalanë, po e shkatërrojnë, mori fund qyteti, na mbytën kullat, betoni. Tani le t’i sqarojmë disa gjëra: një qytet që rritet çdo vit me 25-27 mijë vetë, ka nevojë të ketë patjetër vende ku njerëzit do banojnë. Ne s’mund të bëjmë geto, nuk mund të shtojmë ndërtimet informale. Më mirë të rrinë në pallate të rregullta ku mblidhen plehrat, ku vjen adresa, ku vjen uji, ku vjen energjia”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se ky është edhe një moment për të reflektuar, pasi shqiptarët nuk do të duhet të humbasin kohë duke i vendosur pengesa njëri-tjetrit, por për të ndihmuar dhe për të qenë të gjithë bashkë. “Është edhe pak moment për të reflektuar për çfarë zihemi ne shqiptarët, për çfarë harxhojmë kohë, debate, për çfarë i hedhim duart në fyt njeri-tjetrit, për çfarë u vëmë njerëzve stërkëmbësha, për parti. Në vitin 2018 zihemi për ideal të partisë – ky i kuq, Toptanët blu, këta kështu, ata ashtu. A ia vlen që të sillemi si tifozë histerikë për parti, që njëherë në katër vjet votojmë kush e bën më mirë këtë punë dhe a është sot koha që të bashkohemi si tirons, si shqiptarë, si europianë për të thënë: Po bën një gjë të mirë, o burra ta ndihmojmë të gjithë sepse duke siguruar një hapësirë këtu ku ka ekonomi, ku lëvizin paratë, ku punësohen njerëz, ku paguhen taksa, ku merr vlerë prona, i gjithë qyteti bëhet më i mirë”, deklaroi Veliaj.

Për ta bërë më të aksesueshme do të ndërtohet edhe një rrugë e re në shërbim të këmbësorëve, që do e lidhë me Unazën dhe rrugën e “Elbasanit”. “Një nga gjërat e bukura që kemi bërë, është se këtu kemi hapur një rrugë, e cila do të jetë gati shumë shpejt. Në fakt, edhe nga pedonalja “Murat Toptani”, por edhe nga Unaza, midis BKT-së dhe SHQUP-it, do të ketë një rrugicë; pra, do të thotë që njerëzit mund ta përshkojnë këtë hapësirë, edhe në një farë mënyrë për të gjithë ata që janë pedonale, dhe që ecin në këmbë do të lidhim dy cepa të qytetit, nuk ka më nevojë të dilni në bulevard ose rrugën “Xhorxh Bush”. Besoj do të jetë një nga rrugët më të preferuara në Tiranë”,deklaroi Veliaj.

Por, investimi i Bashkisë së Tiranës nuk ndalet me kaq. Me rehabilitimin e zonës së Kalasë, Bashkia e Tiranës ka parashikuar në Buxhetin e vitit të ardhshëm rehabilitimin e gjithë pedonales “Murat Toptani”. “Një nga gjërat që kemi buxhetuar këtë vit është rregullimi i të gjithë pedonales “Murat Toptani”. Tani që ka mbaruar edhe ky ishull special, dhe ka filluar aktivitetin e vet, tani mund të lirohemi dhe të fillojmë me gjithë rregullimin e pedonales”, siguroi Veliaj.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi se sfida me këtë projekt ishte ruajtja e trashëgimisë, por njëkohësisht edhe hapja e këtyre vlerave për publikun. Ajo siguroi se gjithçka është bërë me materiale të lëvizshme, të cilat në të ardhmen mund të zhvendosen lehtësisht.  “Sfida jonë e madhe nuk ishte vetëm ta bënim këtë zemër të Tiranës të hapur për publikun, pronarët të mund vërtet ta gëzonin pronën e tyre, por edhe ta ruajnë atë që është vlerë kolektive, që në fakt është nëntoka dhe pjesa arkeologjike e cila është ende e paeksploruar. Në fakt, gjithë sfida nuk është të mos i prekësh; sfida është t’i përdorim duke i ruajtur. Nuk është prekur nëntoka, arkeologjia është aty nën tokë. Gjithçka është ngritur sipër me materiale të lëvizshme; nëse një ditë pronarët e familjes duan ta kthejnë në një sit arkeologjik kanë gjithë mundësinë t’i zhvendosin të gjitha dhe t’i kthehemi një tjetër jete të kësaj pjese”, tha Kumbaro./a.çupaj

Next Post
Arsimi i lartë, sfidë e trashëguar, zgjidhje e gabuar apo gjithçka të fillojë nga e para

Arsimi i lartë, sfidë e trashëguar, zgjidhje e gabuar apo gjithçka të fillojë nga e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In