• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shalsi: Po reflektojmë ndaj letrës së BE, si do veprojmë me Teatrin!

by Java News
12/09/2018 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas letrës që mbërriti në Kryeministri nga Bashkimi Evropian, që këshillon qeverinë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi u shpreh sot në një komunikim për mediat se shumica po reflekton, ndërsa ka vendosur që të amendojë dekretin e kthyer nga Meta për të rihapur garën. Shalsi tha se dekreti i Metës do të amendohet, vetëm në pikën që përcakton hapjen e garës edhe për subjekte të tjera.

“Mund të ndërhyjmë në projektligj, të korrektojmë diçka, ju jeni në dijeni të argumenteve nga Presidenti, BE dhe opinioneve që kanë qarkulluar. Është thënë se është godinë me vlera ta veçanta, por askush nuk e ka klasifikuar nga trashëgimia kulturore. Teatri ekzistues përveç anës emocionale, nuk përfaqëson ndonjë vlerë, prandaj duam ti japim Tiranës një teatër modern. Si pasojë e një kërkese, nga një subjekt i njohur, paraqiti një kërkesë. Debati ka qenë a duhet apo jo të ketë një garë. Subjekti zotëronte një sipërfaqe dhe ne e morëm kërkesën parasysh. Nëse do të ishte diskutuar më me seriozitet, mund ta kishim marrë në konsideratë edhe në fillim. Po kristalizojmë idenë për ta përmirësuar ligjin. Dekreti ka shumë pika, disa nga të cilat nuk biem dakord. Ndërkohë që një pikë, ne mendojmë ta përmirësojmë është që të mos jetë një subjekt, por një thirrje të hapur për cilindo subjekt për ta zhvilluar. Po reflektojmë dhe duam të marrim në konsideratë argumentin, që të mos kemi një subjekt, për projektin. Nuk është rasti i parë që dekretet e Presidentit amendohen, ka ndodhur me ligjin e Turizmit apo Legalizimet. Do të kemi ftesë për cilindo subjekt të interesuar. Komisioni do të gjykojë, do të negociojë para se të vendosë”, tha Shalsi.

Komisioni përgjegjës, ai i Veprimtarisë Prodhuese do ta shqyrtojë këtë çështje javën e ardhshme. Eduard Shalsi do të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit Meta që e kthen ligjin për teatrin për rishqyrtim. Por, pavarësisht asaj që tha sot Shalsi, mënyra e vetme për ta rishkruar ligjin është pranimi i dekretit të Metës dhe automatikisht rrëzimin e ligjit të miratuar më 5 korrik. Pas votimit në komision, dekreti do të jetë gati për tu miratuar në seancën e 20 shtatorit siç është parashikuar. Pranimi i dekretit zeron ligjin paraprak dhe i kalon të drejtën qeverisë që të risjellë në Kuvend një ligj të ri, në vijim të rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Kjo letër nuk prek në asnjë rast thelbin, duke mos shprehur kundërshti për rrëzimin e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e teatrit të ri. BE-ja shpreh shqetësim vetëm për një prej pikave, atë të pjesëmarrjes në garë të vetëm një kompanie. Duke marrë në konsideratë qëndrimet që ka mbajtur mazhoranca pas letrës së BE-së, në Kuvend do të vijë një ligj i ri që sërish do të ketë objekt ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar, por do të rindërtohet struktura e ligjit, duke lënë të hapur mundësinë e garimit edhe të kompanive të tjera, veç firmës FUSHA.

ma.me

Next Post
Duka mbështet Panuçin: Humbja s’është tragjedi, koha e llogoreve nuk vlen!

Duka mbështet Panuçin: Humbja s’është tragjedi, koha e llogoreve nuk vlen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In