• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rigjallërohet industria e bakrit, plan për të rikthyer 700 mln dollarë në ekonomi

by A R
01/11/2017 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 50 viteve të diktaturës, industria e bakrit ishte një prej industrive më fitimprurëse në vendin tonë.

Kjo sepse përveç cilësisë së mineraleve tona ekzistonte edhe një proces i mbyllur, i përpunimit të xeherorit, deri në nxjerrjen e produktit përfundimtar.

Ndryshimet e fillimviteve 1990 goditën rëndë këtë industri dhe të gjitha fabrikat e pasurimit, me përjashtim të fabrikës së amortizuar të Fushë Arrëzit, u mbyllën.

Në vijim, shteti shqiptar lidhi një marrëveshje koncensionare, me disa kompani që operojnë në këtë fushë dhe eksportojnë mineralin tonë të papërpunuar jashtë vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën 2005-2013 janë eksportuar jashtë vendit 1,8 milionë tonë xeheror, i cili nëse do të ishte përpunuar në vend do të kishte prodhuar një fitim prej 900 milionë dollarë për ekonominë kombëtare.

Megjithatë, nga shitja e këtij produkti janë përfituar vetëm 205 milionë dollarë, me një humbje prej rreth 80 milionë dollarësh në vit. Shumica e kësaj shume është përfituar nga koncesionari dhe shumë pak, janë rikthyer në formë taksash në buxhetin e shtetit.

Për fat të mirë, kjo situatë do të përfundojë së shpejti. Përmes VKM-së numër 126, së publikuar në datën 2 qershor 2017, i është hapur rruga rimëkëmbjes së plotë të kësaj industrie, e cila ka një impakt të rëndësishëm social, pasi është e përqendruar në disa prej zonave më të varfëra të vendit.

Konkretisht, përmes kësaj VKM, i është hapur rruga e rikthimit në punë të minierës së Munellës, e cila në kohën e komunizmit u cilësua si një burim me rezerva të jashtëzakonshme, por që nuk mund të shfrytëzohej me teknologjinë e kohës.

Gjithashtu, do të rikthehet në punë miniera e bakrit në Lak Rosh dhe miniera e Karmës.

Paralelisht, do të modernizohet fabrika e përpunimit të Fushë Arrëzit dhe do të rikthehet në punë impianti i fraksionimit të skorieve të bakrit në Shëngjit dhe fabrika e pasurimit të bakrit në Mjedë, pranë Shkodrës.

Rikthimi në punë i industrisë së bakrit do të favorizohet edhe nga rruga e re që lidh Fushë Arrëzin me Rrepsin, e rrjedhimisht me autostradën Tiranë-Kukës, një investim i qeverisë shqiptare që shkurton ndjeshëm rrugën deri në pikat e përpunimit dhe minierat e bakrit, duke lejuar një akses të tyre më të thjeshtë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar./Lexo.al

Next Post
Emërohen prefektët e rinj, 12 ish-ushtarakë në krye të qarqeve

Emërohen prefektët e rinj, 12 ish-ushtarakë në krye të qarqeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In