Përbërësit:
400 g rigatoni (lloj makaroni)
3 qepë
300 g bizele
400 g domate të qëruara
1 lugë të vogël sheqer
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Zijmë bizelet me pak ujë dhe kripë. Në një tigan hedhim qepën të cilën e kemi prerë hollë, vajin e ullirit dhe e skuqim për pak minuta në zjarr të mesëm.
Shtojmë bizelet, domatet, sheqerin dhe e lemë masën në zjarr për rreth 20 minuta. Tiganin e lemë të zbuluar. Ziejmë makaronat duke i lënë pak ‘al dente’ dhe më pas i bashkojmë me salcën.









