• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Riformatimi i drejtësisë së re, prova e re për Lulzim Bashën

by Ylli Pata
21/09/2021 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Lullzim Bashës i rikthehet në duart e tij shansi që e humbi në vitin 2016 në lidhje me reformën në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA dhe BE.

Trupat e vettingut të gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kanë nevojë të riformatohen me Kushtetutë, pasi afati 5 vjeçar i tyre skandon, por misioni i tyre ende nuk është kryer.

E gjitha ka ndodhur pasi, si pasojë e kundërshtimit të Partisë Demokratike dhe aleatës së dikurshme të saj LSI, procesi i filtrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Trupat e Vettingut dhe nga ONM-ja nisu dy vjet me vonesë.

Nëse dikush e ka harruar, kjo vonesë ndodhi pasi PD çoi në Kushtetuese e më pas në Venecia të gjithë ligjet e korpusit të reformës në drejtësi, përfshirë vettingun. Proces që u shoqërua me polemika e lajme&interpretime të rreme, sipas të cilave “Venecia e kishte hedhur poshtë vettingun”, gjë që s’ishte e vërtetë, por edhe me bllokime politike që nisi me çadrën e vitit 2017, e natyrisht bllokadën e vjeshtës së 2017-s me rastin “Tahiri” apo revoltën për të mbajtur në detyrë Adriatik Llalën, kur atij i kishte mbaruar mandati.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim theksoi se po diskutoet nga grupet ndërkombëtare të ekspertëve se cilat nga opsionet do të shikohen si më të mirat; zgjatja e mandatit të trupave të vettingut, apo kalimi i kopetencave të tyre nga KLGJ e KLP. Edhe nëse ndodh kjo e dyta, të dyja këto institucione do të duhet të riformatohen nga Parlamenti.

Pra PD është e thirrur si në vitin 2016 për të marrë pjesë në një proces ku ajo është bashkëaksionere që në fillim, por që e la në mes, me synimin për ta sabotuar. Por ekspertët kishin hartuar edhe rastet e tilla për të mos e hedhur procesin në erë.

Deri tani, Partia Demokratike nuk ka hënë një qëndrim të vetin, edhe pse ka pasur një ftesë të hapur nga mazhoranca, por edhe sinjal nga ndërkombëtarët.

Ndërkaq, qarqe mediatike pranë Sali Berishës, kanë dhënë mesazh të qartë se nuk duhet që PD-ja të pranojë që të zgjatet afati i ONM-së dhe trupave të vettingut, por të pranojë që këtë proces ta ndjekin KLGJ dhe KLP.

Por a do të jetë edhe kjo çështje pjesë e përplasjes që po ndodh në PD ndërmjet Sali Berishës dhe Lulzim Bashës? Sipas të gjitha gjasave po, ngaqë doktori i cili kundërshton hapur vendimin e SHBA ndaj tij, e elaboron fort tezën e kundërshtimit të reformës në drejtësi, që e konsideron “vegël të Edi Ramës dhe Sorosit”, tema e riformatimit të trupave të vettingut do ta dobësojë dukshëm pozicionin e Lulzim Bashës.

Por si në rastin e Berishës, ai nuk ka zgjidhje tjetër; i takon të vendosë se si opozita mendon mbi reformën në drejtësi.

Është fakt, që Basha ka një shans shumë të madh për vete me rastin e ndryshimit të Kushtetutës, ku hapet një “front” i madh për të bërë ndryshime të tjera në ligjin themeltar të shtetit, sipas kërkesave të opozitës. Edi Rama nga ana e tij e ka hapur fort krahun për këtë çështje.

Megjithatë, në sytë e shqiptarëve ky është vetëm një debat banal politik. Pesë vjet nga reforma në drejtësi, njerëzit presin që SPAK të hapë “kutinë e pandorës” mbi pasurinë e “Peshqve të Mëdhenj” të Politikës shqiptare. Nëse do të vijohet me cic mice dhe pa një të paktën transparencë se sa të pasur janë vip-at e politikës prej përdorimit të pushtetit, e gjithë kjo sakrificë e steapacim do të rezultonte një zhgënjim i madh…

Next Post
Hiqej sikur kishte njohje me kriminelë dhe kërcënoi dy persona në këmbim të parave, arrestohet 34-vjeçari

Hiqej sikur kishte njohje me kriminelë dhe kërcënoi dy persona në këmbim të parave, arrestohet 34-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

February 7, 2026
Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In