Është zhbllokuar qarkullimi në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ku gjatë ditës së sotme u shkëput një masiv shkëmbor në vendin e njohur si “Kalaja”.
Pas ndërhyrjes së forcave xheniere të ushtrisë, u bë i mundur zhbllokimi i rrugës dhe rifillimi normalisht i qarkullimit.
Për orë me radhë, situata ishte kaotike në atë që ëhstë një prej akseve më me ngarkesë gjatë verës. Mijëra pushues që i drejtoheshin bregdetit në Jug mbetën të bllokuar./a.m.