Është riatdhesuar nga Pakistani në Itali, pakistanezi Shabbar Abbas, i cili më 1 maj 2021 në komunën e Novellara në Reggio Emilia, vrau vajzën e tij Saman në bashkëpunim me bashkëshorten Nazia Shaeen, vëllain Hasnain Danish, e nipërit Nomanulhaq Nomanulhaq e Ijaz Ikram,
Me një avion të aeronautikës militare pakistaneze ka mbërritur gjatë natës në Romë për t’ju nënshtruar gjykimit të drejtësisë italiane me akuzën e vrasjes së të bijës në bashkëpunim e fshehjen e trupit.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik italian e trupi i Saman u gjet mbi një vit më vonë në nëntor të 2022 fshehur në rrënojat e një ferme të braktisur pranë vendbanimit të saj.
Prindërit e të afërmit ekzekutuan për vdekje 18-vjeçaren Saman Abbas pasi ajo nuk pranonte një martesë të kombinuar vendosur nga familja.
Kishte mbërritur mjaft e vogël në Itali së bashku me familjen, frekuentonte shkollën, e ishte e integruar mirë në shoqëri.
Pas vrasjes prindërit u larguan drejt Pakistanit së bashku me xhaxhin e saj, ndërsa dy nipërit e familjes që morën pjesë në vrasje ndodhen nën arrest me burg në Itali.
Një video rrugore ka dokumentuar se gjatë natës së krimit Saman së bashku me prindërit e anëtarët e tjerë të familjes është shoqëruar drejt një zone pyjore larg banese e më pas familje është kthyer në banesë pa të. Në duar babai mbante çantën e së bijës.
Kjo ngjarje dramatike ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë italiane për riatdhesimin e Shabbar Abbas.
Kryeministrja Meloni ka komentuar pak orë më parë se “është një hap para për të vendosur drejtësinë”, ndërsa ministri i Drejtësisë Carlo Nordio është shprehur se “pas muaj përpjekje qeveria e Islamabad ka pranuar kërkesën e qeverisë italiane që Shabbar Abbas, t’i nënshtrohet ligjeve të drejtësisë italiane për vrasjen e së bijës Saman.”/m.j











