• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Ylli Gurra: Komuniteti Mysliman të mbajë përgjegjësi! Ka ende xhami që nuk i kontrollon, janë dhënë para për heshtjen

by Java News
02/08/2021 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për ish-Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka përgjegjësinë e tij për atë që ndodhi me disa besimtarë që shkuan në Siri për të luftuar me ISIS. Sipas tij fakti që ende ka xhami që nuk e njohin autoritetin e Komunitetit Mysliman përbën një dështim për të vetë institucionin. Gurra nuk la pa përmendur edhe ‘korrupsionin fetar’ kur foli për këtë problematikë.

Duke e konsideruar një lajm shumë të mirë kthimin e 19 shqiptarëve nga Siria dje, Gurra, i cili ka qenë edhe kandidat për kreun e KMSH-së thotë se vetë komuniteti duhet të ishte i pari që të interesohej për fatin e tyre pasi në Shqipëri në gjithë këto vite forcërisht janë ndërtuar xhami, është imponuar ideologji dhe pastaj forcërisht janë dërguar në Siri edhe gra që nuk e kishin idenë se çfarë i priste atje.

“Ky është një lajm shumë i mirë që 19 persona u kthyen në gjirin e familjeve. Me kthimin e Alvin Berishës, pastaj me Floresha Rashën dhe fëmijët e saj e Endri Dumanit dhe tani kemi operacionin e djeshëm.  Kemi Eva Dumanin e cila ka thënë që nuk do të kthehet. Të mos harrojmë se atje ka presione, kërcënime deri edhe me jetë.  Atje deri vitin e kaluar kanë qenë deri në 70 mijë brenda në kamp, të cilët rrethohen pa një autoritet shtetëror. Vetëm organizatat e huaja i mbajnë në jetë.  Mendohet se janë 140 shqiptarë atje. I takonte në radhë të parë Komunitetit Mysliman që të kërkonte kthimin e tyre. Në rastin konkret është një damkë mbi supet e komunitetin ndaj edhe duhet të dalin për zot.  Përballë këtij realiteti kaq shqetësues komuniteti jo ka heshtur për. Janë dhënë para për heshtjen”, tha ai

“Komuniteti Mysliman i këtij vendi qëndron me kontributin e myslimanëve në Shqipëri. Ndaj për raste të tilla komuniteti ka detyrimin fetar, institucional, që më e pakta të interesohej dhe të ishte bashkëpunues me shtetin. Ka pasur kërcënime dhe komuniteti nuk ka vepruar dhe nuk e ka kthyer kokën atë kohë tek ata që organizuan të tilla ikje në Librazhd, apo Pogradec apo qytete të tjera. Ka pasur informacione të sakta, ka pasur edhe denoncime të forta. Kjo nuk ka ardhur në një ditë.

Ne jemi deri aty sa edhe objekte kulti pa leje, që edhe nuk e njohin institucionin e Komunitetit Mysliman. Ka pasur korrupsion fetar. Pse nuk kontrollohet xhamia e  Unazës së Re që vijon të jetë problematike”, tha ndër të tjera ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. /m.j

Next Post
Koronavirusi në Shqipëri/ 4 viktima dhe 30 raste të reja në 24 orët e fundit

Bie sërish numri i infektimeve, MSH jep të dhënat: 25 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In