Pas mbi 2 javësh luftë me zjarret në të gjithë vendin mbeten ende aktive 7 vatra.
Dje në mbrëmje është riaktivizuar zjarri pranë fshatit Dukat në Vlorë.
Shkak është bërë era e fortë që ka favorizuar flakët.
Rreth 200 trupa të Forcave të Armatosura janë angazhuar për vënien e flakëve nën kontroll.
Në mëngjes ka rinisur edhe ndërhyrja me helikopterë nga ajri.
Problematike është situata edhe në Veri tek Maja e Rrunës në Kukës si dhe në një tjetër vatër në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Puna vijon edhe me vatrat në fshatrat Thirrë dhe Munellë të Mirditës.
/a.r