Pjesë e “listës së zezë” së publikuar dje nga kryeministri Edi Rama, listë që përfshinte emrat e 101 zyrtarëve “abuzues” të denoncuar nga qytetarët, ishte edhe mjeku nga Vlora, Erjon Koka.
Ky i fundit sqaron arsyet pse emri i tij u përfshi në këtë listë për BalkanWeb. Koka sqaron se ishte pjesë e kësaj liste vetëm për faktin se nuk i ka dhënë grupin maksimal të invaliditetit një pacienteje.
Koka thotë se edhe atij i lind e drejta të bëjë një kundër denoncim për shpifje dhe dezintegrim të figurës së mjekut.
“Jam listuar si abuzues me detyrën pasi nuk i kam dhënë grupin max të invaliditetit një pacienteje E.P që e kërkonte dhe pretendonte se i takonte. Vetëm kjo si indicje a përbën një bazë për një akuzë të tillë? Po mua më lind e drejta të bëjë kundërdenoncim me të gjitha faktet dhe anën proceduriale për shpifje dhe dezintregim të figurës së mjekut?”, pyet retorikisht mjeku Koka.
a.ç










