Pas testit të kryer disa ditë më parë, mjeku Alban Hatibi është shtruar në Reanimacionin e Spitalit Covid-2.
Gjendja e mjekut, raportohet se është përkeqësuar orët e fundit, shkruajnë mediat vendase.
Hatibi është vetë mjek anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Nga të dhënat e 24 orëve të fundit, veç numrit të lartë, prej 120 që rezultuan pozitivë Covid, para se mjeku të kalonte në reanimacion, gjendja është kjo: Në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.










