Pas dështimit në zgjedhjet e 25 Qershorit, kryetari i partisë së re Aleanca Popullore për Drejtësi, Bilal Kola, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Lajmin e ka dhënë vetë Kola përmes një statusi në rrjetet sociale. Ky subjekt, ishte krijuar për të mbrojtur shtresën e ish-të përndjekurve të sistemit totalitar.
REAGIMI:
Te dashur Miq!
Pas 1 reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit kam vendosur te jap doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD!
Ne publikimin zyrtar te KQZ, pas kryerjes se procesit te ri-numerimit te disa kutive ne Qarkun Tirane, rezultoi qe APD ishte subjekti i trete me i demtuar nga vjedhja e votave…, por ky fakt nuk mund te zhbeje rezultatin tejet te dobet si dhe pergjegjesine personale qe une ndjej per kete rezultat!
Deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe votuesit e APD per besimin e dhene.
Deshiroj te falenderoj perzemersisht dhe tu shpreh mirenjohjen e thelle gjithe kontributoreve ne APD per kurajon civile, punen e palodhur, impenjimin me mish e me shpirt per jetesimin e kauzave te larta APD. Deshiroj ti siguroj te gjithe kontributoret dhe votuesit e APD se tek une personalisht do kene gjithmone 1 mik dhe bashkeudhetar ne arritjen objektivave te perbashketa dhe jetesimin e kauzave te larta.
Jeta vazhdon, synimet vazhdojne, objektivat nuk ndryshojne!
Me mirenjohje te thelle,
Juaji Bilal Kola












