Napoli ka fituar 2-0 në Gjermani ndaj Leipzig, por nuk ka arritur të kualifikohet më tej në Europa League, pasi në Itali kishte humbur me rezultatin 3-1.
Kështu, kryesuesit e Serisë A mbyllin një sezon për t’u harruar në Europë. Më parë, nuk kishin arritur të kalonin fazën e grupeve në Champions Leage dhe tani mund të përqendrohen vetëm në luftën me Juventusin për titullin e Serisë A.
Ndërkohë, Lazio ka arritur të përmbysë humbjen 1-0 në Bukuresht, duke mundur Steauan me rezultatin e thellë 5-1. Tregolëshi i Immobiles dhe golat e Bastos e Anderson i dhanë triumfin Lazios, që do të vazhdojë aventurën në Europë.
Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate:
Lokomotiv Moskë-Nice 1-0
Atletico Madrid-Copenhagen 1-0
Dynamo Kiev-AEK 0-0
Plzen – Partizan 2-0
Leipzig-Napoli 0-2
Sporting-Astana 3- 3
Villarreal-Lyon 0-1
Zenit-Celtic 3-0.