U përfol që dje që është shkarkuar, por vendimi zyrtar është marrë sot për trajnerin e Kamzës. Ka përfunduar këtu aventura e trajnerit Ramadan Ndreu nën drejtimin e ekipit kamzali.
Tekniku 52-vjeçar nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kryeqytetase, pas rezultateve të dobëta të regjistruar në ndeshjet e fundit. Pas një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, presidenca ka vendosur të shkarkojë trajnerin.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti Naim Qarri. Shkarkimi ka ardhur pas disa rezultatesh negative radhazi dhe Kamza rrezikon mbijetesën në Kategorinë Superiore. Skuadra ndodht e shtata, 1 pikë para Vllaznisë dhe 4 para Teutës. Njëra prej këtyre skuadrave me siguri do të bjerë.
a.ç