• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale, Zoran Zaev jep dorëheqjen

by A R
31/10/2021 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale. Në një konferencë për mediat, Zaev tha se largohej si nga posti i kryeministrit, ashtu edhe si kryetar i LSDM-së.

“I përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së. Do të qëndroj ende këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ka ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit tonë”, tha Zaev.

Pas disfatës së partisë së tij në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 Tetor, Zaev kishte paralajmëruar dorëheqjen nëse partia e tij humbiste zgjedhjet në raundin e dytë, në veçanti në Shkup.

Zoran Zaev erdhi në postin e kryeministrit më 31 Maj të 2017-s pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që ishin mbajtur në  2016. Ai u zgjodh në krye të qeverisë me votat e të gjitha partive politike shqiptare.

Ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE Hristjan Mickoski, shpalli fitoren në zgjedhjet lokale.

“Maqedonia nga sot do të filloj të ëndërrojë. Të gjithë bashkë për Maqedoninë e së ardhmes. Kjo është dita kur do fillojnë ndryshimet. Ndryshimet për çdo njeri për një jetë më të mirë. Kjo është fitorja e të gjithë qytetareve. Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë dalë të votojnë sot. Falënderoj të gjithë komunitetet pa dallim feje apo bindje. Sot fituam të gjithë bashkë. Falënderoj Alternativën, Aleancën për Shqiptarët dhe të majtën sepse sot hodhëm poshtë të gjitha barrierat. Kjo na tregoi se një opozitë e bashkuar mund të fitojë. Maqedonia pa korrupsion, pa mafie. Shumë shpejt presim zgjedhje të ardhshme parlamentare”, tha Mickoski.

/a.r

Next Post
Dita nis me diell, parashikimi i motit për sot

Dita nis me diell, pasditja pritet të sjellë reshje shiu/ Moti për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In