• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rezoluta gjermane për genocidin, kërcënohen deputetët me origjinë turke

by Aalison Pearse Stevens
12/06/2016 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia gjermane ka marrë nën mbrojtje të veçantë 11 deputetët gjermanë me origjinë turke, të cilët janë kërcënuar me vdekje pasi ofruan mbështetjen e tyre për njohjen e masakrës së 1915-s kundër armenëve nga osmanët turq si gjenocid.

Ministria e Jashtme gjermane ka paralajmëruar deputetët me origjinë turke të mos udhëtojnë në Turqi, duke argumentuar se siguria e tyre nuk mund të garantohet atje. Lëvizja e fundit e Parlamentit gjerman shkaktoi irritimin e qeverisë turke, e cila nuk pranon kurrsesi ta njohë atë masakër si gjenocid.

Deputetët gjermanë me origjinë turke, të cilët votuan pro rezolutës, janë përballur me opinione negative nga qeveria turke dhe nga komuniteti jo i vogël i turqve në Gjermani.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i fshikulloi ata duke thënë se “çfarë lloj turqish janë ata?”. Në po të njëjtën linje ka qenë edhe kryebashkiaku i Ankarasë, i cili i shfaqi të 11 deputetët në një foto në “Tëitter”, të shoqëruar me fjalët “na e futën thikën pas shpine”.

Sipas medias gjermane, ky mesazh është ripublikuar nga dhjetëra nacionalistë turq, disa prej të cilëve edhe i kërcënuan me jetë deputetët gjermanë. Ndërkohë, një grup avokatësh turq kanë dorëzuar një aktpadi, përmes së cilës akuzojnë deputetët gjermanë se kanë “ofenduar kombësinë turke dhe shtetin turk”.

Më herët gjatë këtij muaji, Turqia thirri ambasadorin e saj nga Berlini. Udhëheqësi i “Partisë së Gjelbër” në Gjermani, Cem Ozdemir, i cili ishte edhe nismëtari i debatit mbi masakrën ndaj armenëve në “Bundestag”, tha se kishte marrë “e-mail”-e me përmbajtje të tilla si “ne do të të gjejmë ty kudo që të fshihesh”.

TCH/d.i.

Next Post

Veliaj optimist kronik: Ia dalim po luajtëm si me Zvicrën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In