• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezoluta e PPE “deh” Berishën: Në Valencia kisha rikthimin tim më të fuqishëm politik në historinë e Evropës

by S T
01/05/2025 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike doli sot në konferencën e parë për gazetarët pas gati një jave “heshtjeje” që prej publikimit të kontratës së lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, më 26 prill.

Ai foli për rezolutën e katërt të Partive Popullore Europiane për Shqipërinë, e katërta, që u lëshua sipas tij në Kongresin e PPE-ve në Valencia të Spanjës ditën e djeshme (30 prill).

Sipas Berishës, PPE-të denoncuan dhe dënuan përdorimin e pushtetit të qeverisë së Ramës në procesin zgjedhor, kapjen e institucioneve dhe të drejtësisë.

Berisha e quajti Ramën “delja e zezë e zgjedhjeve dhe Europës”.

“Dje, organizata politike më e fuqishme në Europë, PPE-të, që grupin 82 parti të qendrës së djtahtë të kontinentit, që udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian,Gjermaninë, Austrinë dhe me kryeministra në 12 vende të tjera, miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm 1 javë para zgjedhjeve në Shqipëri. Kushtuar integritetit elektoral në Shqipëri. Kjo rezolutë u miratua pa asnjë votë kundër, unanimitet i plotë, damkos në mënyrë përfundimtare Edi Ramën, si armik i votës së lirë, në kontinentin europian, e rrjeshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi edhe pikat erezolutës:

“Rezoluta dënon Ramën dhe regjimin e tij: Se manipulon zgjedhjet me keqpërdorim të pushtetit. Po shtyp pluralizmin politik, opozitën dhe liderët e saj, anëtarët e parlamentit të opozitës. Dënon presionin ndaj mediave nga qeveria dhe mbylljen e TikTokut nga qeveria. Denoncon kapjen e drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë. Dënohen me forcë të madhe dhe haptas keqpërdorimi i vazhdueshëm i pushtetit, shteti elektoral, blerja e votës, blerja e votës me kanabis, punësime, prokurime, përdorimi i makinerisë shtetërore, dhunimi i votës dhe fshehtësisë së saj. Europa qëndron pas shqiptarëve dhe të drejtës së tyre për të votuar si qytetarë të lirë. Denoncohet censurimi i opozitës, e jo vetëm kaq, por edhe censurimi i Europës nga Edi Rama, mediat nuk e lexuan këtë rezolutë. Kërcënimin dhe ndjekjen penale të kandidatëve të opozitës. Mosndëshkimin e krimit zgjedhor”, shtoi ai.

Berisha tha se mori mbështetjen e PPE-ve, duke theksuar se “Europa e qendrës së djathtë, denoncon haptas mosndëshkimin e krimit zgjedhor në Shqipëri, dhunimin e kodit zgjedhor, për të përdorur burimet e bashkisë për qëllimet elektorale”.

Ai i bëri thirrje edhe Prokurorisë që të hetonte:

“Të ndalohet çdo lloj keqpëreorimi të pushtetit për zgjedhjet, manipulimi zgjedhor, intimidimi. Zyra e Prokuroisë të hetojë në mënyrë të plotë dhe në kohë krimin elektoral dhe denoncimet zgjedhore, kuptohet për Edi Ramën dhe Ulsi Manjën kjo. Mbikëqyrje e pavarur zgjedhore dhe pavarësi e mediave. PPE i bën thirrje OSBE-ODIHR dhe misioneve të tjera ndërkombëtare që të dërgojnë vëzhgues të tjerë në bashkitë me rrezik të lartë. Të hartohen raporte për procesin zgjedhor, të përfshihen mekanizma kushtëzimi për integrimin europian, nëse shkeljet vazhdojnë, pra karta e Edi Ramës u dogj nëse ato vazhdojnë. Rezolutë e miratuar dje nga CDU e kancelarit Mertz dhe 82 partive të tjera, si diamanti në kurorë, në harkun e gjashtë muajve”, u shpreh ai.

Teksa drejt fundit të fjalës për akuzat ndaj kryeministrit, ecilësoi “delja e zezë”.

“Edi Rama është delja e zezë e Europës në raport me zgjedhjet dhe drogën. De fakto Rama është delja e zezë e Europës. Ai i quajti këto broçkulla, por këto janë të vërteta, që në mënyrë absolute s’do i kapërdijë asnjë shqiptar dhe europian. Ky është Edi Rama 8 ditë para zgjedhjeve, i nxirë siç është”, tha Berisha në konferencë.

Next Post
“Kontrata e lobimit 100% e bazuar në ligj”/ Berisha fshihet pas demokratëve: Synojmë mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator

“Kontrata e lobimit 100% e bazuar në ligj”/ Berisha fshihet pas demokratëve: Synojmë mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In