• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezoluta e PE-sëpër Shqipërinë: Zbatoni reformën dhe Vettingun

by Java News
28/01/2017 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian do të nisë të hënën diskutimet dy ditore rreth raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e reformave në Shqipëri në kuadër të kërkesës së autoriteteve shqiptare për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Raporteri Fleckenstein thekson se Shqipëria ka arritur sukses në procesin e integrimit evropian por zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, i reformës elektorale, i ligjit të dekriminalizimit  është me rëndësi në forcimin e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet e tyre publike dhe përfaqësuesit politikë.

Draft raporti vë në dukje rëndësinë e veçantë që kanë si zgjedhjet presidenciale ashtu edhe ato parlamentare të këtij viti. Parlamenti Evropian këmbëngul sërish për zbatimin e shpejtë të reformës në drejtësi dhe në veçanti të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të vijojë procesi i integrimit.

Dialogu politik konstruktiv dhe gatishmëria për kompromis shihen si vendimtare për suksesin e reformave gjatë të gjithë procesit të anëtarësimit në BE. Në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit Brukseli i bën thirrje komisionit parlamentar të reformës elektorale të përfundojë rishikimin e kodit elektoral duke përfshirë rekomandimet e OSBE – ODHIR- it  dhe për të mos përfshirë kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë. Eurodeputetët kanë mirëpritur hapat në luftën antikorrupsion dhe në operacionet e reja kundër plantacioneve të drogës.

Kërkohet më tepër bashkëpunim mes policisë dhe organit të akuzës që të arrihet në dënimin e funksionarëve të lartë dhe të mbikqyret financimi i partive politike. Raporti i Fleckenstein që pritet të kthehet në rezolutë të Parlamentit Evropian në pranverë ka marë 231 amendamente që votohen të martën në komisionin e jashtëm.

Amendimet kryesisht kanë të bëjnë me zgjedhjet e pritshme parlamentare ku përmendim ato të një grupi eurodeputetësh të djathtë të kryesuar nga Eduart Kukan ku kërkohet që zgjedhjet parlamentare të jenë kusht për autoritetet shqiptare që të vijohet me tej procesi i integrimit. Po ashtu kërkohet të gjenden zgjidhje për problematikën me azilkërkuesit drejt vendeve anëtarë të BE-së, mbipopullimit të burgjeve dhe të pronave të minoritarëve grekë në Shqipëri. TCH

ma.me

Next Post
Blofi i “qytetarit dixhital”, Berisha akuzon nipërit e Leskajt për drogën por ajo…nuk ka nipër

Lexoni si e merr në mbrojtje Sali Berisha, kreun e LSI, Ilir Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
Shqipëria, Enver Hoxha dhe ‘hoxhizmi’

Ka lëvizje, por asgjë nuk ecën

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In