Miratimin e raportit të CDU/CSU për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian pasi të jenë përmbushur 9 kushte, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e sheh si vështirësim të procesit dhe vendosjen e vendit tonë në listë pritjeje.
Më tej kryetarja e LSi deklaroi se Gjermania e ka bërë mëse të qartë me kushtet që ka vendosur, pasi rezoluta është një skaner i situatës në Shqipëri dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është se Bundestagu i kërkon Qeverisë të miratohen negociatat me Shqipërinë, por negociatat të zhvillohen pasi Qeveria gjermane të konfirmojë plotësimin e kushteve.
“Kushti i ri dënimi i krimit elektoral. Bundestagu foli troç, dosja 184 dhe 339, për herë të parë kemi dëgjuar të flitet haptas për krimin elektoral.
Duhet që struktura antikorrupsion, të jetë e aftë, nuk mjafton të ngrihet kjo strukturë.
Një vendim për zgjedhjet e 30 qershorit. Për herë të parë shohim nga një institucion i BE vendosjen e qëndrimit për zgjedhjet e 30 qershorit, që janë ilegjitime. Kërkojnë ngritjen e gjykatës kushtetuese. në fund mbyllet me një përmbledhje të të gjithë kushteve që ka Shqipëria. Gjermania do të monitorojë rreptësisht si qeveria do të ecë për të realizuar këto kushte.
Haptaz flitet për koncesionet, që jo vetëm janë të paligjshme, por tregon që Rama ka shkatërruar gjithë klimën e biznesit”, tha Kryemadhi.
g.kosovari











