• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezoluta antikorrupsion, Gjonaj: Asnjë qëllim për të prekur reformën në drejtësi

by A R
28/05/2024 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PS-së, Etilda Gjonaj ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se maxhoranca po synon të pengojë reformën në drejtësi me rezolutën antikorrupsion. E ftuar në studion e RTSH 24, Gjonaj i konsideroi akuzat si të paqena, teksa theksoi se nuk ka asnjë qëllim që të kufizohet apo ndryshohet reforma në drejtësi. Ajo sqaroi se në fakt, një nga shtyllat e kësaj rezolute lidhet pikërisht me pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi.

“Kur përmenda shtyllat kryesore, shtylla e tretë lidhet me sundimin e ligjit ku pjesë e saj është pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Sundimi i ligjit prek të gjitha institucionet publike. Pjesa e reformës në drejtësi apo institucioneve të drejtësisë është një pjesë e kësaj shtylle të tretë por lidhet me atë që konsiderohet pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Ato që janë thënë janë akuza të paqena dhe që konsiderohen lajme të rreme që herë bëhen për interesa personale, herë politikë. Ne me këtë rezolutë, nuk ka asnjë lloj qëllimi të kufizojmë apo të ndryshojmë reformën, përkundrazi ne e kemi thënë në rezolutë ku reforma në drejtësi, përveçse të garantojmë pakthyeshmërinë, ne duam të garantojmë ato parime dhe shtylla që janë vendosur në reformën në drejtësi në 2016 dhe të garantojmë paanësinë e kësaj reforme”, tha deputetja.

Gjonaj theksoi po ashtu se nuk do të ketë mbivendosje me komisionet e përhershme që ka Kuvendi, pasi, sipas saj, rregullorja e parlamentit i përcakton qartë përgjegjësitë.

Deputetja socialiste tha se komisioni i posaçëm nuk ka si objekt monitorimin e institucioneve të drejtësisë. Ajo shtoi se mund të thirrjen përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, por jo në konceptin e monitorimit, por për të evidentuar masat që do të duhen të merren për zbatimin e rekomandimeve kryesore që vijnë nga procesi screening.

“Rregullorja e parlamentit e ka përcaktuar qartë se cilat janë përgjegjësitë  e 8 komisioneve të përhershme që ka Kuvendi. Ky komision i posaçëm, i parashikuar edhe në rregullore, ka një objekt të posaçëm që do të merret që  do lidhet me tre shtyllat që unë përmenda. Nuk ka si objekt monitorimin e institucioneve të drejtësisë, apo monitorimin e punës së institucioneve të tjera të pavarura. Mund të thirren përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, por jo në konceptin e monitorimit, por në evidentimin e atyre elementëve apo masave që do të duhen të merren për zbatimin e rekomandimeve kryesore që vijnë nga procesi screening”, deklaroi deputetja.

Me 76 vota pro dhe 2 kundër, Kuvendi miratoi dje (28 maj) projekt-rezolutën lidhur me thellimin e reformave për sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin. Deputetë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

/a.r

Next Post
Finalisti Romeo Veshaj refuzon ‘post Big Brother’, Ledjon Liço: Nuk iu përgjigj ftesës…

Finalisti Romeo Veshaj refuzon ‘post Big Brother’, Ledjon Liço: Nuk iu përgjigj ftesës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In