• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rezervimi i detyruar i diplomatëve rusë!

by Java News
27/05/2022 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëheqja në fillim të kësaj jave e diplomatit veteran rus Boris Bondarev, lidhur me pushtimin e Ukrainës, e ka vënë Kremlinin në një pozitë të sikletshme. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, analistët thonë se frika pengon shumicën e zyrtarëve rusë të shprehin mospajtimin me veprimet e Presidentit Putin.

Dyzet e një vjeçari Boris Bondarev ka një karrierë 20-vjeçare në shërbim të diplomacisë ruse.

Deri këtë javë ai punonte në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Të hënën, ai bëri të ditur dorëheqjen përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se “kurrë nuk kam pasur aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt të këtij viti” – data kur Rusia nisi sulmin e saj në Ukrainë.

“Sigurisht, që sulmi në Ukrainë më shqetëson, pasi është një moment kyç. Pas kësaj, ka vetëm një zgjedhje – të largohesh, të japësh dorëheqjen. Nuk e di për momentin se çfarë do të bëj më pas. Jam duke menduar për këtë, por them se nëse më duhet të kthehem në Rusi, perspektivat ndoshta nuk do të jenë shumë të këndshme”, thotë Boris Bondarev, ish diplomati rus në Kombet e Bashkuara.

Dorëheqja do të jetë e turpshme për Kremlinin, thotë Valery Solovei, një ish-profesor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Institutin Shtetëror të Moskës – ku ai u ka dhënë mësim disa diplomatëve rusë.

“Kremlini, ishte absolutisht i sigurt në besnikërinë e diplomatëve rusë. Mendoj se ai pasqyron atë që ndjejnë shumë nga kolegët e tij diplomatë, por kjo nuk do të thotë se ata janë të gatshëm të ndjekin shembullin e tij”, thotë për Zërin e Ameirkës Valery Solovei.

Zoti Solovei thotë se pas incidentit, Moska ka bërë një rishikim urgjent të stafit të saj diplomatik.

“Do të ketë më shumë kontroll jashtë vendit dhe ndoshta disa që janë në listë, si potencialisht jo besnikë, do të largohen nga ambasadat jashtë vendit apo në Moskë”.

Kremlini nuk do të jetë në panik, thotë analisti Alex Titov.

“Nuk pres që të ketë dorëheqje masive”.

Shumica e zyrtarëve mbeten besnikë ndaj presidentit Vladimir Putin, thotë analisti Titov.

“Diplomatët janë një kastë e veçantë në një farë kuptimi, janë të përzgjedhur. Qeveria e përdor besnikërinë e tyre në shumë mënyra. Ata gjithashtu kanë shumë përfitime. Janë profesionistë, që janë të përshtatur me idenë e armiqësisë me Perëndimin”.

Kremlini ka një metodë për të siguruar besnikërinë, thotë analisti Solovei.

“Frikë. Frikë dhe kontroll të rreptë” .

Ish diplomati Bondarev thotë se ai është i frikësuar për sigurinë e tij. Nën sundimin e Putinit, disa disidentë që jetojnë jashtë vendit janë vrarë ose vënë në shenjestër nga shteti rus, megjithëse Moska i mohon veprime të tilla.

Next Post
Videoja çnjerëzore e të resë në Librazhd/ AMA: Hiqni pamjet e rënda, pasi cënohet dinjiteti njerëzor

Videoja çnjerëzore e të resë në Librazhd/ AMA: Hiqni pamjet e rënda, pasi cënohet dinjiteti njerëzor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In