• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rezervat valutore në tunele, ja sa flori ka Banka e Shqipërisë

by A R
22/03/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Floriri që Banka e Shqipërisë ruan në tunelet e saj, kishte një vlerë prej rreth 61 milionë dollarësh në fund të janarit 2017, sipas statistikave të publikuara nga institucioni monetar qendror.

Këto rezerva në ar të Bankës së Shqipërisë janë pjesë e rezervave të saj valutore, që mbahen kryesisht në euro, dollar, SDR (monedha e FMN-së) dhe ar.

Në sasi ari që Banka e Shqipërisë ka si pjesë e rezervave të veta valutore është 50 mijë onc dhe ka mbetur i pandryshuar në vite.

Ndërsa vlerën më të lartë vitet e fundit e ka arritur në korrik 2016, me 68 milionë dollarë, raporton Monitor.

Në total, rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë në janar 2017 ishin 3 miliardë dollarë. Kjo rezervë valutore shërben për të përmbushur nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm;   mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit;  mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit. Pra, rezerva valutore shërben për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit.

Deri në fund të vitit 2015, rezervat valutore ishin të barabarta me 7.6 muaj importe. Pra, e thënë ndryshe, nëse do të ndodhte ndonjë krizë apo katastrofë ne vend, Banka e Shqipërisë ka valutë të nevojshme për të blerë për gati 8 muaj mallrat e nevojshme nga importi.

Pjesën më të madhe të rezervave valutore e përbëjnë euro dhe dollari, ndërsa ari zë vetëm 2% të totalit.

Shqipëria është ndër vendet që ka një rezervë të ulët në ar në raport me totalin.

Në botë, rekordin e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë zotërime në ar prej 8100 tonësh, ose 74% të totalit të rezervave valutore të vendit.

E dyta është Gjermania, me rreth 3400 tonë, ose 68% e totalit dhe e katërta, pas Fondit Monetar Ndërkombëtar është Italia, me rreth 2400 tonë, ose 67% të totalit të rezervave valutore të vendit, sipas të dhënave nga Këshilli Kombëtar i Arit. /b.d

Next Post
Sot Sulltan Novruzi, uron Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj: Zoti u bekoftë/Kalendari i festimeve

Sot Sulltan Novruzi, uron Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj: Zoti u bekoftë/Kalendari i festimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In