• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rezerva valutore në nivele rekord, BSH rrit në 300 milionë euro shumën e parashikuar për të blerë në treg

by A R
04/08/2023 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë ka rritur në 300 milionë euro shumën e parashikuar për të blerë në tregun e këmbimit valutor. Blerjet e parashikuara të valutës nga Banka Qendrore ishin parashikuar në nivelin maksimal të 220 milionë eurove, por rënia e fortë e euros ka detyruar institucionin që harton politikën monetare të zgjerojë me 80 milionë euro blerjet. Nisur nga e premtja, Banka Qendrore planifikon të tërheqë 5 deri në 9 milionë euro nga tregu valutor, për të vijuar ankandet në 18 gusht, 22 shtator, 18 tetor, 6 dhe 20 dhjetor.

“Ajo që për mua mbetet e paqartë lidhet me kushtet se kur Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë. Në konferencën për shtyp të dy ditëve më parë nuk u tha qartës e cila do të ishte varianca në tregun e këmbimit valutor që banka të ndërhynte. Deklarimet ishin shumë të mjegullta”, tha Evarist Stoja, pedagog në Universitetin e  Bristol në Londër.

Zgjerimi i shumës së parashikuar për të blerë në tregun e këmbimit nga Banka e Shqipërisë vjen në një kohë që rezerva valutore në vend ka rritur në nivelin rekord të gati 5.6 miliardë eurove. Në kushtet e një ekonomie me aftësi të ulëta absorbuese, rezerva e lartë valutore mund të kthehet në pengesë për Bankën e Shqipërisë për të ndërhyrë te kursi i këmbimit.

“Është e lartë. Ka rreziqe. Por ka edhe mënyra për të mitiguar këto rreziqe. Një ndër to është ai i blerjes së instrumenteve financiare për të amortizuar rreziqet e kursit të këmbimit”, shtoi Stoja.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se deri më tani nga tregu i këmbimit valutor janë tërhequr 170 milionë euro, 30 milionë më tepër se sa blerjet e gjithë vitit të shkuar.

Ndërkohë në krahasim me qershorin e një viti më parë, rezerva valutore në vend është zgjeruar me 640 milionë euro, kjo edhe si pasojë e eurobondit të fundit të marrë nga qeveria.

A2News

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 5 Gusht 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

February 24, 2026
Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

February 24, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

February 24, 2026
Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

February 24, 2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

February 24, 2026
Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In