Këtë fundjavë këngëtarja Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha, e kaluan duke eksploruar brigjet e jugut të vendit me skaf.
Bashkë me ta ishte edhe vajza e tyre Hera, e cila i shoqëronte prindërit duke ua zbukuruar ditën.
Ka qenë Rezarta ajo që ka ndarë disa momente intime nga pushimet, ku duket duke u puthur dhe përkëdhelur me Ermalin.
Nga ana tjetër kanë rënë në sy format trupore të hatashme të Rezit, e cila nuk kishte se si të mos merrte vëmendjen e të shoqit, duke shtuar pasionin mes tyre.
Në këto pushime Rezarta dhe Ermali, shoqërohen nga gazetarja Aulona Musta me të shoqin dhe vajzën e tyre.












