Aktori veteran Burt Reynolds ka thënë se Charlie Sheen “e mori atë që e meritoi” kur u infektua me virusin HIV. Gjatë një interviste për “Loose Ëomen”, aktori ka thënë se nuk i vjen keq për yllin e serisë televizive “Tëo and a Half Men”.
“Më vjen keq [për Martin Sheen, babanë e Charliet], por Charlie, nuk më dhimbset”, ka thënë Reynolds. “E mori atë që e meritoi. Nëse silleni keq, ju do ta pësoni”. Sheen ditë më parë ka pranuar se është diagnostikuar me sëmundjen para katër vjetësh dhe që prej asaj kohe ai është shantazhuar nga njerëz që e dinin për sëmundjen e tij. “Ai e meritoi këtë. Ai u soll keq. Shumë keq. Por kur jeni në atë moshë, është shumë e vështirë”.









