Fisnik Rexhepi, koordinator i Ministrisë së Integrimeve për bisedimet me Bashkimin Evropian për vizat, thotë se tani është koha që Kosova të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Kjo çështje u përmend nga Komisioni Evropian në sqarimin për rekomandim për liberalizimin e vizave.
“Komisioni Evropian ka qenë i qartë kur ka bërë publik rekomandimin që deri në momentin kur të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave, Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen me Malin e Zi.
E dimë se kjo çështje është zgjatur për shkak që t’i japim kohë dialogut të brendshëm për të larguar të gjitha dilemat për marrëveshje. Pasi kjo u bë edhe nga komisionet ndërkombëtare, mendoj se është koha e duhur që tani të bëhet ratifikimi”, ka thënë Rexhepi në Interaktiv të KTV-së. (b.an)