• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rexhep Qosja e quan Fjalorin Enciklopedik, si fryt të korrupsionit

by Java News
18/10/2018 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Do parë krejt kush është futur në të, e kush është lënë jashtë këtij fjalori për t’u bindur se çfarë injorance e ka konceptuar atë fjalor. Do parë se fjalori enciklopedik dhe lexuar edhe parafjalën se fjalori enciklopedik është vepër kundër kombëtare”, ka shtuar Akademik Qosja.

Para pak ditësh doli në shitje Fjalori Enciklopedik i Kosovës, ndër veprat më të kontestuara të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK). Ndonëse ka pasur shumë pakënaqësi të mëdha nga jashtë institucioni, kritika të ashpra edhe nga vetë anëtarët e AShAK-ut.

Akademiku Rexhep Qosja, gjatë një interviste dhënë për FaktePlus, ka thënë se ky fjalor, ndër tjera është edhe kundër kombëtar.Për fjalorin, Akademik Qosja ka thënë se nuk i plotëson kriteret elementare për t’u quajtur si i tillë.

“Fjalori i quajtur enciklopedik është përmbledhje dy vëllimesh që nuk plotëson kriteret elementare për t’u quajtur vepër jo vetëm joshkencore, por as profesionale, shoqërore a kombëtare. Fjalori në fjalë është vepër e konceptuar dhe e përgatitur prej dilitantëve të punës profesionale. Në të nuk çmohet as masa, as kriteri, as merita, as vlera që janë parimet themelore të cilave duhet t’u përmbahet përpiluesit e enciklopedive”, ka vlerësuar Akademik Qosja.

Përmbajtja e Fjalorit, shton Qosja, tregon se çfarë injorance e ka konceptuar atë.

“Do parë krejt kush është futur në të, e kush krejt është lënë jashtë këtij fjalori për t’u bindur se çfarë injorance e ka konceptuar atë fjalor. Do parë se fjalori enciklopedik dhe lexuar edhe parafjalën se fjalori enciklopedik është vepër kundër kombëtare”, ka shtuar Akademik Qosja.

 

Kritika e Akademik Qosjes shkon edhe më tej, saqë Fjalorin Enciklopedik e quan si përmbushje të konceptit serb mbi ndarjen e kombit shqiptar.

“Në këtë fjalor, në të vërtetë cenohet plotësisht, dhe të them qëllimisht, njësia e historisë, gjeografisë, e kulturës dhe e qytetërimit shqiptar, e historisë politike, e arteve, e shkencave, e traditës dhe jetës kombëtare në përgjithësi në histori. Në këtë mënyrë, fjalori në fjalë bëhet përmbushje e konceptit serb mbi ndarjen e kombit shqiptar në dy kombe: në kombin e shqiptarëve të Shqipërisë të quajtur ‘Albansi’; dhe të kombit të shqiptarëve të Kosovës të ish-Jugosllavisë në përgjithësi të quajtur ‘shiptari’ ose ‘shiftari’”, ka shtuar profesor Qosja.

Marrë për bazë këto, profesor Qosja ka thënë se Fjalori është kundër kombëtar.

“Cenimi i këtillë i njësisë së kombit e bën fjalorin në fjalë vepër kundër kombëtare që e komprometon vetëdijen historike, shkencore dhe kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi e të Kosovës në veçanti. Ky fjalor e ka dëshmuar kështu mjerimin profesional, shoqëror dhe politik të udhëheqjes së akademisë. Ky fjalor është fryt i zi i privatizimit partiak të Akademisë. Ky fjalor është fryt i zi i korrupsionit të pandalshëm, të pamënjanueshëm, të lejueshëm në këtë institucion, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”, ka thënë tutje Akademik Rexhep Qosja.

Profesor Qosja ka qenë kritik edhe ndaj liderëve të vendit, të cilët e vizituan Akademinë, duke thënë se ata e legjitimuan korrupsionin, zhvatjen dhe krimin në këtë institucion.

“Vizita e djeshme e tre pushtetarëve të lartë të Kosovës në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës tregon se sa janë fundosur dija, vetëdija, drejtësia, ligji në institucionet më të larta të Kosovës në kryesi e Qeveri. Me praninë e tyre aty dje, pas botimit të këtij fjalori shkallen të ligjshme korrupsionin, zhvatjen, hajnitë dhe krimin në këtë institucion. Deri kur do ta lejojë populli këtë degjenerim, këtë korruptim, këtë shfrenim të politikës në Kosovë”, ka përfunduar Akademik Rexhep Qosja. (b.an)

 

 

Next Post
Ardi Veliu dhe vartësit takime pune në prokurorinë e Tiranës

'Xhisiela'/ Mbërrin në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In