25 vjet më parë është dërguar mesazhi i parë telefonik në botë. Pra, njerëzit filluan të dërgojnë mesazhe telefonike një çerek shekulli më parë.
Sot shënohet përvjetori i SMS-it të parë, në të cilin është shkruar “Urime Krishtlindjet” (“Merry Christmas”), transmeton Koha.net.
Është shkruar nga inxhinieri Neil Papëorth në vitin 1992, i cili atëherë ishte 22 vjeç. Ai këtë mesazh telefonik (SMS) u ka dërguar kolegëve të tij nga kompjuteri personal si një mënyrë për të festuar momentin.
“Nuk e di nëse ata kanë menduar se kjo do të bëhet e madhe”, ka thënë Papëorth, i cili ka përdorur rrjetin e Vodafonit. (b.an)