• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Revolucioni mbaroi pa asnjë vrasje, por me një vetvrasje

by Mero Baze
30/06/2019 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria arriti të dal nga një spirale e rrezikshme e rënies së institucioneve dhe përplasjes civile me zgjedhje tërësisht të qeta, që konfirmuan dhe tejkaluan votat e shumicës së vitit 2017. Revolucioni që synonte në finale destabilzimin e institucionit të zgjedhjeve, përfundoi këtu.

Edhe pse u parapri nga molotovë, gaz lotsjellës, djegie KZAZ e shkollash dhe thyrje kutish, në ditën e zgjedhjeve, gjithçka shkoi mirë, çka tregoi se kur populli del në rrugë, ata që flasin në emër të popullit struken në shtëpi.

Dita e sotme e vtomit tregoi se revolucioni i opozitës ishte një furtunë në gotë, i dirigjuar nga rrogtarë bashkish dhe militantë politikë, të cilët heshtin kur duhet të flasin qytetarët.

“Revolucioni” përfundoi pa asnjë të vrarë, por jo pa viktima. Opozita është e vetëvrara e madhe e këtij revolucioni.

Katër udhëheqësit e “revolucionit”, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë asgjesuar politikisht opozitën më të madhe në vend, e cila mund të ishte një prentendente reale, nëse do merrte pjesë në zgjedhje.

Për të gjithë ata që nuk u ka dal ende rakia e revolucionit, duhet tu kujtojmë, se nesër në mëngjes, Partia Demokratike e Shqipërisë, themeluesja e pluralizmit në Shqipëri, nuk ka më asnjë deputetë të saj në parlamentin e Shqipërisë, asnjë kryetar bashkie, asnjë këshilltarë të zgjedhur në këshilla bashkiakë. Ajo është sot partia më e papërfaqësuar në pushtet në Shqipëri, duke lënë pa përfaqësuar padrejtësisht, për arsye kriminale, demokratët shqiptarë.

Nuk di se në emër të kujt, këta katër vrasës të opozitës, kanë të drejt ti heqin pushtetin demokratëve në gjithë Shqipërinë dhe për interes të tyre ti lënë ata të papërfaqësuar, por ata sot realisht e kanë bërë këtë krim.

Socialistët kanë siguruar mbi 700 mij votues, aq sa ka qenë rezultati i mbështetësve të tyre në dy zgjedhjet e fundit, ndërsa Lulzim Basha dhe LSI nëse do të kishin dal në zgjedhje mund të shtonin po aq vota.

Trupa reale e votimit në Shqipëri në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës kanë qenë 1.6 milionë shqiptarë, ose rreth 75% e zgjedhësve me banim në Shqipëri. Pjesa tjetër e listës formale, rreth 45 për qind janë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë prej vitit 1990.

Sot pak më shumë se gjysma janë paraqitur pranë kutive të votimit, duke i dhënë legjitimitet absolut të zgjedhurëve, dhe duke reflektuar traumën e opozitës me mungesën e saj.

Përpjekja qesharake e disa gaztorëve të opozitës të paraqesin përqindje në votim, përqindjet bazuar tek lista formale e zgjedhësve që tejkalon dhe banorët e Shqipërisë, është një aspirinë që nuk e qetëson dot plagën e thellë që i ka hapur asaj papërgjegjësia e liderëve të saj.

Ata janë sot jo vetëm vrasësit real të opozitës, por dhe shuarësit e shpresës për të ardhmen e saj, pasi sot më shumë se kurrë, ata do ngërthejnë fort kthetrat mbi vulat dhe zyrat e opozitës, për të mbijetuar me trupin e mbytur të saj.

Mos shpresoni se sot Lulzim Basha do ketë probleme me Berishën. Sot Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë më shumë se kurrë të dobishëm për njëri tjetrin, për të përdorur si kamardare trupin pa jetë të opozitës, me shpresë se do të mbijetojnë .

Dita e sotme e votimit, qetësia dhe qytetaria që dëshmuan shqiptarët, tregoi mes të tjerash se kasandrat e shtypit opozitar, ata që kanë tre muaj që numurojnë të vrarët hipotetikë, gjakun, flakët që do përpijnë institucionet, kufomat rrugëve dhe imazhet e vitit 1997, dështuan edhe si kasandra.

Ata janë sot të plagosurit e mëdhenj të revolucionit që shpikën dhe se bërën dot kurrë.

Por meqë ka qenë revolucion me pagesë, nuk është se u është bërë ndonjë dëm i madh, se për atë punë janë paguar.

Problemi i vetëm pas këtyre zgjedhjeve, është se si dhe kur, demokratët shqiptarë do të ritkhehen në sistemin politik të Shqipërisë, pasi Sali Berisha dhe Luzlim Basha, i kanë lënë sot me zero përfaqësim.

Sot kur opozita ska më asnjë deputetë, asnjë këshilltar, asnjë kryetar bashkie dhe asnjë përfaqësim në asnjë hallk të sistemit, është si një nuse e re e vrigjër, me një përdhunues tek koka.

Meqë do tu duhet tia nisin nga e para, le t’ia nisin nga vetja. Të rithemelohen duke u shkëputur nga ata që për të mbrojtur bythën e tyre përdhunuan Partinë Demokratike. Kjo është rruga më e shpejt për tu kthyer. Rruga pa kthim është kjo që po tentojnë, duke nxituar ta quajnë shpartallimin si fitore dhe duke shkuar pas një të shpartalluari.

Next Post
Tiranë, deri tani kanë votuar 91 mijë qytetarë

Shifrat e orës së fundit: Mbi 760 mijë shqiptarë votuan në 30 Qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In