• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Revolucioni” i Lulit, si kapitullimi pa kushte i opozitës

by Artur Ajazi
18/12/2017 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Protesta e djeshme e Partisë Demokratike, e quajtur nga Lulzim Basha si “fillimi i revolucionit popullor të opozitës”, ishte dështimi, tkurrja dhe pse jo, edhe kapitullimi pa kushte politikisht i një partie e cila sot më shumë se kurrë, po vuan mungesën e një drejtuesi vizionar. Marrja e disa dhjetra njerëzve me autobuzë të parapaguar, që dikur kanë mbajtur poste drejtuese në qeverisjen e PD, dhe përpjekja e Lulzimit për tu përshfaqur si “kryetar partie dhe kryetar opozite” duke injoruar Monikën, dhe për të treguar se “kësaj here e ka seriozisht”, ka rritur ndjeshëm tek shumica e demokratëve të zhgënjyer, dozën e zemëratës.

Përpjekja e Lulzimit për të “ringritur” Partinë Demokratike përmes protestave, (duke dashur të mbrojë deri në fund Tik Llallën) ka rezultuar edhe dje një përpjekje e dështuar dhe fare minore. Partia Demokratike nëpërmjet një shkrese që mbante firmën e zotit Basha, i kërkonte Policisë së Shtetit, leje për zhvillimin e një tubim-proteste para Kuvendit të Shqipërisë. Por duket se pavarsisht se shkresa e PD shprehte prishmërinë e saj se “në tubim do të merrnin pjesë mijëra vete”, Lulzim Basha nuk ka mundur të mbledhë më shumë se 1500 persona, shumica e tyre ish-drejtorë ish-tatimorë e ish-doganierë, që sot merren edhe me biznes, dhe disa dhjetra të rinj.

Protesta e djeshme e Lulzimit, e cila tentoi të ringjallte dhunën dhe terrorin psikologjik tek deputetët e shumicës, nuk ja ka arritur qëllimit. Edhe ata qindra vetë që ka mbledhur Luli para Kuvendit me sforcon e madhe të atyre që akoma nuk i ka mandatuar si “kryetarë degësh në rrethe” nuk kanë arritur të tregojnë se për çfarë kishin ardhur deri në Tiranë. Ata u morën me lutje dhe përgjërime, u hipën në autobuzë dhe u nisën në Tiranë për të “protestuar dhe nisur revulucionin e kryetarit” dhe padyshim nuk e dinin se gjithçka bëhej për të mbrojtur Llallën dhe interesa të tjera shumë të rëndësishme. Duke dashur të tregojë me vepra se “po përpiqet të bëjë opozitën e fortë duke nisur nga salla e parlamentit” kreu i PD në fakt edhe dje ka shkelur mbi të njëjtat gjurmë dështimi dhe kompromentimi, për atë që ai aktualisht përfaqëson.

Opozita e tregoi sërish dje, se është e papërgatitur, e pafuqishme, e paorganizuar, e padetajuar, e paformuar, dhe ecën kuturru, sipas orekseve të kryetarit dhe mendësive të atyre që ai i solli “si prurje të reja” në 25 qershor 2017. Protesta e djeshme e PD dhe LSI, ishte përpjekja më e turpshme e dy partive që jo vetëm nuk e duan njëra-tjetrën, por po përpiqen intensivisht ta përbaltin edhe misionin e opozitës, duke dashur të manipulojnë me gjoja “bazën e partisë tyre”. Hedhja e tymuesve, vjedhja e kartave të deputetëve kolegë të shumicës, tentativa për dhunë psikologjike e fizike përmes disa qindra vetëve që kishin ardhur të papërgatitur për gjithçka ndodhi , tregoi se tkurrja e PD dhe shpërbërja e LSI, është në rrugën pa kthim pas.

Protesta e djeshme e PD dhe LSI, e cila tentoi të degjenronte në dhunë, tregoi se drejtuesit e këtyre dy partive po kujdesen maksimalisht vetëm për interesat e tyre, dhe jo për “shkeljen e Kushtetutës”. Zgjedhja me vota e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, ishte zgjedhje legjitime e përkrahur edhe nga SHBA dhe BE, duke marrë vetëm kundërshtimin e pamotivuar të Lulit dhe Monikës që kanë mbrojtur deri në fund interesat e tyre për të zgjatur sado pak mandatin e Tikut. Protesta e djeshme e Lulit, ngjasonte me një “çadër” të vogël në sheshin para parlamentit, e cila njollosi edhe më tepër në sytë dhe memorjen e shqiptarëve, dhe veçanarisht të shumicës së demokratëve, arsyetimin bosh të tij, për të qenë vazhdimisht kundër reformës në organet e hetimit, dhe organet e drejtësisë në përgjithësi.

Edhe dje opozita tregoi se nuk ka lidership, nuk ka struktura, nuk ka program , nuk ka ide dhe platformë afatgjatë për zhvillimin e aksionit të saj, por thjesht ajo përdor mandatet për të mbrojtur interesat dhe favoret personale. Duke sulmuar SHBA dhe BE, e duke urdhëruar për të mbajtur në duart e protestuesve flamuj amerikanë, opozita e Lulzimit po mundohet të tregohet “proamerikane” në një kohë që kundërshton emërimin sipas ligjit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, edhe pse Departamenti Shtetit këmbëngul për vazhdimin deri në fund të reformave rradikale në organet e drejtësisë shqiptare.

Next Post

Kujtesa si letërsi, “Letra grues seme të vdekun” Gjadrit, si provë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

February 10, 2026
Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

February 10, 2026
Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

Takimi Rama-Costa në Bruksel, zbardhen diskutimet! Kabineti i Presidentit të KiE: Riafirmohet mbështetja ndaj Shqipërisë!

February 10, 2026
Mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun Roshi! Prokuroria kërkon kalimin e dosjes për gjykim

Mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun Roshi! Prokuroria kërkon kalimin e dosjes për gjykim

February 10, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In