• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Revolucioni i UEFA-s, këto janë 9 ndryshimet radikale të rregullores

by Aalison Pearse Stevens
22/05/2019 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UEFA ka vendosur të ndryshojë rreg ullat e lojës për sezonin e ardhshëm në kompeticionet europiane dhe një nga ato do ta shohim të aplikuar që në finalen e 1 qershorit në Champions këtë sezon dhe atë të Ligës së Europës më 29 maj (zgjerimin e stolit nga 7 zëvendësime në 12).

BARCELONA, SPAIN – MAY 1: (L-R) Lionel Messi of FC Barcelona, Joe Gomez of Liverpool FC, Joel Matip of Liverpool FC, Fabinho of Liverpool FC scores the 2nd goal to make it 3-0 during the UEFA Champions League match betëeen FC Barcelona v Liverpool at the Camp Nou on May 1, 2019 in Barcelona Spain (Photo by David S. Bustamante/Soçrates/Getty Images)

Por cilat do të jenë 9 ndryshimet radikale që do të shohim në Champions sezonin e ardhshëm? Dymbëdhjetë lojtarë zëvendësues në stol, jo më top të diskutueshëm në fushë, sulmues që nuk lejohen në barrikadë dhe ndryshim interpretimi të prekjeve të topit me dorë, janë disa prej rregullave që janë rishikuar nga UEFA.

Lojtarët sulmues nuk mund të futen më mes murit mbrojtës të kundërshtarit të përbërë nga tre apo më shumë futbollistë gjatë ekzekutimit të goditjeve të dënimit. Lojtari kundërshtar duhet të qëndrojë të paktën një metër larg barrikadës ose do të shkaktojë indirekt një goditje të lirë për kundërshtarin.

Goditjet e lira brenda zonës tënde mund të rinisin pa qenë nevoja që të largohen lojtarët e skuadrës nga zona, ndërkohë që futbollistë e ekipit kundërshtar nuk lejohen të jenë brenda zonës derisa topi të jetë rivënë në lojë.

Topat e diskutueshëm tani mund t’i jepen direkt portierit nëse loja është ndalur brenda zone. Jashtë zone, topi do të hidhet për skuadrën që e ka prekur për herë të fundit dhe të gjithë lojtarët kundërshtarë duhet të jenë 4 metra larg.

Nëse një lojtar sulmues përdor dorën apo krahun për të shënuar apo krijuar një rast shënimi goli, qoftë edhe aksidentalisht, ajo do të konsiderohet shkelje dhe goli do të anulohet. Çdo incident me topin që prek krahun mbi lartësinë e shpatullës do të konsiderohet faull, me përjashtim të rasteve kur lojtari e shkelmon ose godet me kokë kundër njëri-tjetrit. Prekje e topit me dorë do të konsiderohet kur çdo lojtar e shton rrezen e trupit të tij në mënyrë jonatyrale, duke ngritur krahët. Ky quhet interpretim “siluetë natyrale”.

Gjatë ekzekutimit të një penalltie, portieri duhet të ketë vetëm një këmbë në vijë fatale gjatë ekzekutimit. Portierët nuk do të lejohen të prekin shtyllën, traversën apo rrjetën përpara se të goditet topi.

Një lojtar i zëvendësuar DUHET të largohet nga fusha në pikën më të afërt dhe jo vetëm në mesfushë si më parë. Kjo bëhet për të kursyer kohë.

Trajnerëve dhe stafit mund t’u jepet karton i kuq dhe i verdhë në të gjitha nivelet për sjellje të pahijshme. Në Angli është aplikuar këtë sezon në EFL, por jo në Premier Ligë.

Skuadra që do të fitojë monedhën do të ketë mundësi të zgjedhë shkelmimin e topit ose portë e preferuar.

Tani do të lejohen 12 lojtarë në stol dhe një rregull i tillë do të hyjë në fuqi që këtë sezon, në finalen e Liverpulit me Totenhemin.

Next Post
KQZ regjistron për zgjedhjet e 30 qershorit koalicionin “Shpresa për Ndryshim”

KQZ refuzon kërkesat për tërheqje të kandidatëve të BD, Kaçaj dhe Sinella

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In