• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Revolucionarizimi/ Kompjuterat kuantikë të padepërtueshëm nga hakerat

by Java News
01/01/2021 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkenca moderne,bën shpesh disa pretendime të pabesueshme. Por fusha më e shfrenuar në këtë aspekt mund të jetë fizika kuantike. Fizikanët, inxhinierët dhe shkencëtarët e kompjuterave po përpiqen të shfrytëzojnë sjelljen kundër-intuitive të mekanikës kuantike për të ndërtuar kompjutera kuantikë, duke çuar përfundimisht në një internet kuantik.

Dhe kjo përpjekje nuk është vetëm një qëllim abstrakt i akademikëve; ajo është identifikuar nga qeveria e SHBA, si një nismë e rëndësishme kombëtare. Agjencitë federale, kanë filluar të përcaktojnë kornizën për një infrastrukturë kuantike amerikane.

Një internet kuantik është sa i ngjashëm aq edhe i ndryshëm me internetin e zakonshëm. Është i ngjashem në mënyrën që lidh kompjuterat, edhe pse vetëm ata kuantikë. Është i ndryshëm, pasi mënyra se si këta kompjutera bashkëveprojnë është në thelb e paprekshme nga të tjerët.

Çdo përpjekje për të kapur një mesazh, i thotë marrësit të synuar se dikush e ka lexuar atë para se të jetë dorëzuar. Në funksion të nismës së re, universitetet dhe laboratorët kombëtarë në SHBA kanë filluar të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për t`a bërë të suksesshëm projektin e një interneti kuantik.

Një përparim i tillë, ishte transmetimi i suksesshëm i informacionit kuantik të njoftuar këtë muaj nga një konsorcium i universiteteve, laboratorëve kombëtarë dhe industrisë private. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një interneti kuantik.

Llogaritja kuantike ndryshon në shumë mënyra nga informatika e zakonshme. Së pari, kompjuterat e zakonshëm janë ndërtuar rreth konceptit të bitit, që është në fakt një çelës që mund të hapet ose fiket – atë që profesionistët e kompjuterit e quajnë 1 ose 0. Në të kundërt, kompjuterat kuantikë përdorin qubit termi shkurt për “bitin kuantik”.

Qubit-et janë disi si bitet e zakonshëm, në atë që ato maten si 0 dhe 1, por midis matjeve, ato janë një përzierje e papërcaktuar 0 dhe 1. Qubit-i kuantik është gati i njëjtë me “Macen e Shrodingerit”.Në vitin 1935, fizikanti austriak Ervin Shrodinger shpiku një eksperiment mendimi për të ilustruar absurditetin e një teorie kuantike të quajtur interpretimi i Kopenhagës i mekanikës kuantike.

Interpretimi i Kopenhagës, i quajtur sipas qytetit në të cilin u shpik, thoshte se një sistem kuantik mund të jetë njëkohësisht dy gjëra të kundërta derisa të kryhet një matje. Shembulli i një sistemi kuantik është një atom radioaktiv, që sipas interpretimit të Kopenhagenit, prishet dhe nuk prishet derisa dikush t`a masë atë.

Shrodingeri imagjinoi disa materiale radioaktive në një kuti të mbyllur, ku ndodhej një detektor rrezatimi, një çekiç, një flakon me gaz helmues dhe një mace. Nëse një atom i substancës radioaktive prishej, detektori do t`a regjistronte atë dhe do të lëshonte një çekiç për të thyer shishen e helmit,qënga ana tjetër do të vriste macen.

Sipas ligjeve të mekanikës kuantike, derisa të hapet kutia, atomi në të njëjtën kohë prishet dhe nuk prishet, çka do të thotë se macja ishte e gjallë dhe e ngordhur. Shrodinger mendoi se kjo ishte absurde, dhe pretendoi se eksperimenti i tij i mendimit e zhvleftësonte interpretimin e mekanizmit kuantik të Kopenhagës.

Megjithatë ideja që mekanika kuantike lejon që një objekt të jetë njëkohësisht në dy konfigurime të kundërta, është në fakt e vërtetë. Një qubit në një kompjuter kuantik është edhe 0 edhe 1 në një moment të vetëm. Kjo tingëllon e pamundur, por është një nga gjërat që e dallon botën kuantike nga bota jonë e njohur.

Grimcat nën-atomike, si elektronet mund të jenë në dy vende ose një vend, ose mund të rrotullohen njëkohësisht në drejtime të kundërta. Janë këto rrotullime të kundërta që përbëjnë qubit. Një elektron që rrotullohet në drejtim të akrepave të orës është 0, dhe ai në rrotullimin e kundërt të akrepave të orës është 1 (ose anasjelltas).

Kompjuteri i parë kuantik u demonstrua në 1998. Ishte shumë primitiv, por gjithsesi përbënte një hap sado të vogël në këtë fushë. Informatika kuantike ka pikat e saj forta dhe të dobëta. Për shumicën e problemeve, një kompjuter kuantik nuk është në fakt më i shpejtë sesa kompjuterat e zakonshëm të nivelit të lartë.

Por për probleme të caktuara – si thyerja e kodeve – llogaritja kuantike i lë shumë pas kompjuterat e zakonshëm. Kur kompjuterat e përparuar kuantikë të jenë një realitet, ata do të jenë në gjendje të thyejnë kode në mënyrë të pakrahasueshme,shumë më shpejt sesa është e mundur aktualisht.

Për atë qënjë kompjuteri të zakonshëm do t’i duheshin triliona vjet, një kompjuteri kuantik do t’i duheshin disa sekonda. Për shembull, Google ka njoftuar se ka zbuluar një algoritëm që funksionon 100 milion herë më shpejt tek kompjuterët kuantikë sesa tek ata të zakonshëm.

Për më tepër, kompjuterët kuantikë shquhen jo vetëm për dekriptimin; por edhe për kriptimin. Aktualisht janë zhvilluar algoritme kuantike, që mendohet se janë të pathyeshme.

Sigurisht, kompjuterat kuantik perfektë nuk janë ende të disponueshëm, dhe mund të mos jenë kurrë. Ndryshe nga kompjuterët e zakonshëm, në të cilët është e lehtë të dallosh nëse janë të ndezur apo të fikur, tek kompjuterët kuantikë, qubit-et janë shumë të ndjeshëm ndaj mjedisit të tyre, veçanërisht nxehtësisë.

Dridhjet e atomeve të kompjuterit mund të shkatërrojnë informacionin e ruajtur, çka kërkon që kompjuterat kuantikë të mbahen në temperatura shumë të ulëta. Ndërsa shumë institucione janë duke zhvilluar kompjutera kuantikë, krijimi i një kuanti interneti kërkon një mënyrë për t`a transferuar informacionin midis kompjuterave.

Kjo mundësohet nga një fenomen i quajtur teleportim kuantik, në të cilin dy atome të ndara nga distanca të mëdha nxiten të veprojnë sikur të jenë identikë. Konsorciumi IN-Q-NET, i udhëhequr nga “Caltech”, ka demonstruar me sukses teleportimin kuantik në distanca të gjata. Ku do të jetë llogaritja kuantike pas një dekadë? Është e vështirë të thuhet. Por ne kemi një histori të gjatë të bëmave mbresëlënëse shkencore për të na bërë optimistë. / “CNN” – Bota.al

Next Post
Paketa anti-shpifje, Rama: Nuk e kemi me ngut, po nuk pati dakordësi nuk do të bëhet

Kryeministri Rama e konfirmon zyrtarisht ardhjen e Pfizer në Shqipëri: Do vijnë 500.000 doza! Do ndihmojmë dhe Kosovën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

February 6, 2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

February 6, 2026
Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In