Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot se nuk do ta heqë taksën për mallrat serbe pa e njohur Kosovën.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj akuzoi Beogradin zyrtar se është duke i bërë shantazh Kosovës duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut në Bruksel me heqjen e taksës.
“I kemi treguar argumentet për taksën. Është e papranueshme të kushtëzohet dialogu, dialogu duhet me u kthyer, nuk humb vetëm Kosova pa dialog, por edhe rajoni. Taksa do të mbetet deri në njohje, besoj për këtë nuk keni dilema më. Serbia po bën shantazh të pastër. Thotë se nuk vjen në dialog pa e hequr taksën. Nuk kthehemi në dialog me shantazhe, ato nuk janë as kushte, po shantazhe, Serbia po bënë shantazhe”, tha Haradinaj.
/a.rada