• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revoltohet avokatja: Hiqni fotot nga portalet, ose shihemi në gjyq!

by A R
06/05/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E revoltuar nga lajmet e publikuara për të në portale të ndryshme, avokatja Arnida Çapi është shprehur në profilin e saj në Facebook, se askush nuk kishte të drejtë të merrte fotos e saj pa pyetur duke theksuar se nëse lajmet për të nuk do të hiqeshin atëherë ajo do të merrte masa juridike ndaj portaleve!

Deklarate:
Pas një bombardimi me “lajmet” nga mediat online, të cilat riprodhojnë “lajmet” e njera tjetres, ku lajmi eshte titulli “Avokatja sexy” dhe foto private te miat, te marra dhe riprodhuara per publikun online pa pelqimin tim, dhe as aktuale por te sezoneve verore te viteve te kaluar, per fat te keq, akoma mendoj se jam nje individ qe jetoj ne nje shoqeri shume te prapambetur per nga respekti i te drejtave te njeriut, kudo, qe nga media, sistemi i drejtesise, politika, e deri te qytetari si konsumator, si ne aspektin e kerkimit te se drejtes ashtu edhe ne zbatimin e saj.
Nese merrni foto padrejtesisht, ju vidhni, e ja shisni “lajmin me seksi” atyre qe kane ne mentalitet se te jesh sexy eshte turp, apo perjashton individin nga vlerat e tjera morale apo intelektuale. Vazhdoni te shisni cdo lajm tuajin “me sex” per nje shoqeri qe akoma ka ngelur e pangopur ca nga komunizmi e ca nga injoranca qe nuk i ngop me asgje, por mua nuk mund te me demtoni pa te drejte imazhin, per ata qe nuk me njohin, ne nje kohe kur investoj e punoj cdo dite per imazhin tim si avokate profesioniste, qe nenkupton seriozitetin dhe aftesine. Nese jam sexy, apo si do qe te dukem, une nuk kam vendosur ta ve ne plan te pare te imazhit tim. Ne nje vend perendimor, te jesh sexy apo e bukur eshte sekondare, apo edhe vlere e shtuar. Me e pakta nuk paragjykohesh nga vula e injorances.
I detyrohem vetes, shoqerise, te reagoj keshtu, pasi qe ne momentet e formimit te karakterit tim kam patur nje parim: Raport te drejte me te verteten dhe mbrojtjen e saj, qe me coi ne pasionin tim per te studjuar ne drejtesi, per te cilen u diplomova studente e ekselences, dhe kjo vetem sepse besoj te merita dhe ne ngritjen personale permes aftesise profesionale. Kete vazhdoj te bej cdo dite, ku si cdo profesionist e di si sakrifikohen shume gjera e koha nga jeta personale per t’ju perkushtuar punes. Dhe ndodh, sic ka ndodhur me pare me mua, edhe sot, qe padrejtesisht kjo media te marre ne kontroll imazhin tim, ne nje drejtim te ndryshem nga ai qe une kam vendosur per veten time, per te cilen vetem une kam te drejte ta bej. Ne fund, i bej thirrje ketyre mediave, si pergjegjese per keto publikime, te terhiqen nga ato, pavarsisht klikimeve te marra. Ne te kundert, te gjitha ato klikime dhe cdo dem ndaj meje do te kthehet ne nje beteje gjyqsore, ku i garantoj, se nuk do te dalin te fituar. Av. Arnida Capi

(javanews.al / a.r)

Next Post

Sot, 611 vjet nga lindja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Rishikimi i “arrestit me burg”/ Analisti: Valle hipokrizie! Anjë nga “VIP-at” s’mund të lirohet

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In